Të enjten është ditë jo pune për besimtarët ortodoks të Maqedonisë
Ministria për punë dhe politika sociale njofton se këtë të enjte është ditë jo pune, por vetëm për besimtarët ortodoks të vendit, pasi që është festë e tyre fetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më 19 janar është Dita e Ujit të Shenjtë, ose siç njihet edhe si Dita e hedhjes së kryqit. Qytetarët e besimit ortodoks mblidhen në afërsi të ndonjë rrjedhe lumi, apo liqen dhe presin hedhjen e kryqit nga ana e peshkopëve. Më pas qytetarët e mbledhur hidhen në ujë për të kapur kryqin./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































