Halucinacionet dëgjimore, duke përfshirë këtu edhe dëgjimin e zërave, mund të lidhen me sëmundjet mendore si: skizofreni, BPD, bipolaritet apo depression, por kjo nuk do të thotë që të shqetësohesh kaq shumë, pasi dëgjimi i zërave është shumë më i zakonshëm sesa ti mendon
Në një përmbledhje të botuar në “në Nature Reviews Psychology” gjenden informacione sesa e zakonshme është kjo dukuri dhe gjithashtu, tregohen edhe mënyrat e ndryshme që njerëzit i dëgjojnë këto zëra.
Varietetet e dëgjimit të zërave
Zakonisht, studiuesit merren me dëgjimin e zërave te pacientët e diagnostikuara me çrregullime të ndryshme dhe të rënda mendore, por kjo nuk i përjashton njerëzit e tjerë që dëgjojnë zëra edhe kur nuk kategorizohen si “pacientë klinikë”.
Në kontekstin shpirtëror, dëgjimi i zërave lidhet me meditimin apo agjërimin dhe konsiderohet si i dobishëm dhe i çmuar, ndërsa në kontekstin e përditshmërisë, lidhet me situata të ndryshme, zakonisht para se të flemë dhe sapo zgjohemi. Ndodh që të dëgjojmë sikur na thërrasin me qetësi, apo me ngulm sikur na paralajmërojnë për ndonjë rrezik.
Por, një shkak ndoshta shumë i nënvlerësuar në çështjen e dëgjimit të zërave, është pikërisht pikëllimi dhe përjetimi i një trishtimi të thellë dhe tronditës.
Kjo ndodh në rastet kur një person ka humbur dikë të afërt dhe i bëhet sikur dëgjon zërin e individit të ndjerë. Përpos faktit që është goxha ngushëlluese, nuk ka arsye për t’u shqetësuar, pasi mendja krijon një mekanizëm mbrojtës për të përballuar dhimbjen.
Një tjetër shkak mund të jetë leximi i librave. Në vitin 2014, pas një studimi të kryer, 1 në 7 persona pohuan se “dëgjonin” zërat e personazheve të trilluar me të njëjtën gjallëri dhe vërtetësi si një bisedë normale dhe mbi gjysma e shkrimtarëve që morën pjesë në studim, raportuan se “dëgjonin” zërat e personazheve imagjinarë.
Një tjetër shkak mund të jetë edhe perceptimi se zëri juaj i brendshëm i përket një personi tjetër, i cili duket sikur narraton jetën tuaj.
Madje, sipas një teorie, zërat janë kujtime mbi të cilat nuk kemi kontroll dhe ato ndërhyjnë duke shkëputur fijen e mendimit.
Faktor tjetër, i cili ndikon në dëgjimin e zërave është edhe trauma.
Sigurisht, edhe izolimi nga shoqëria bën që personi i izoluar të përjetojë halucinacione dëgjimore.
Duhet pasur parasysh edhe se shkaqet variojnë nga individë të ndryshëm, në varësi të përvojave vetjake, citon Anabel.
Sa i zakonshëm është dëgjimi i zërave?
Dëgjimi i zërave në rastet jo-klinike varion nga 5-15% e njerëzve. Nuk ka një njësi matëse, apo një shifër më të saktë, pasi studiuesit përdorin metoda të ndryshme që japin shifra të ndryshme.
Dallimi mes një pacienti klinik dhe një individi që nuk vuan nga sëmundje mendore, është se ky i fundit ka kontroll të plotë të situatës dhe halucinacionet dëgjimore i shfaqen rrallë dhe për një kohë shumë të shkurtër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?