Në episodin e radhës të podcastit “Shëndeti në rend të parë” është folur për të drejtat e pacientëve, bazën ligjore, ankesat më të shpeshta, sigurimet shëndetësore e çështje tjera. 

Përfaqësuesi i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra ka folur për rolin e Shoqatës, mënyrën e funksionimit, sfidat në sistemin shëndetësor, etj.


Ai po ashtu tregoi edhe ankesat më të shpeshta që marrin nga pacientët.

“...Për mungesë të shërbimit, mungesë të barnave, mungesë të sjelljes së stafit shëndetësor, gabime në trajtim, sjellje joetike e joprofesionale, lista të gjata e kohë të pritjes”, tha Kodra.

Sipas tij, ankesat janë të natyrave të ndryshme.

Tutje, përfaqësuesi i Shoqatës së Pacientëve tha se ankesat e pacientëve kanë dy lloj efekte, e para tregojnë se një individ nuk po trajtohet si duhet dhe e dyta tregojnë se çfarë duhet të ndryshohet në institucionet shëndetësore.

Kodra ka folur edhe për sigurimet shëndetësore dhe sistemin informativ shëndetësor.

Ai tha se kur është filluar të diskutohet për sigurimet shëndetësore nuk ka menduar se edhe viti 2025 do ta nxinte pa to.

Por, sipas tij, me këtë ritëm të punës, ndoshta edhe 2023 do të jetë pa sigurime shëndetësore për qytetarët.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Pacientëve ndër prioritet kryesore në shëndetësi e vlerësoi sistemin informativ shëndetësor.

“E para është sistemi informativ shëndetësor. Pa sistem informativ shëndetësor çdo diskutim që bëjmë është i kotë...”, tha ai.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/