LAJMI I FUNDIT:

“Me të Dinamo Zagrebi do të fitonte çdo vit kampionatin kroat”, Gliha ia propozon Muricin klubit kroat

“Me të Dinamo Zagrebi do të fitonte çdo vit kampionatin kroat”, Gliha ia propozon Muricin klubit kroat

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha, i cili kaloi një episod të shkurtër të karrierës së tij si lojtar në Dinamo Zagreb, ia ka këshilluar klubit kroat portierin e Dardanëve, Arijanet Muric.

Gliha në të kaluarën ka luajtur me gjigantin kroat si lojtar dhe shpeshherë intervistohet nga mediumet e vendit ballkanik.

Pasi Kosova mposhti Izraelin (1-0) të dielën, 56-vjeçari slloven foli për situatën në ekipin përfaqësues dhe u pyet nëse Dardanët kanë ndonjë lojtar që mund ta luajë te Dinamo Zagrebi.


“A ka lojtarë të Dinamos në Kosovë? Ka! Është portieri im i Kombëtares, Arijanet Muriq. Ai mbron në Angli, për Burnley. Para kësaj ai ishte në Manchester City”, ka thënë fillimisht Gliha për Sportske Novosti, përcjell Telegrafi.

“Me të Dinamo do të fitonte çdo vit titullin kampion kroat! Ai është një portier i madh, një njeri i madh. Është gati dy metra”.

"Nga Zvicra dhe shqiptarët te City e Guardiola, Kosova dhe Burnley", Arijanet Muric flet për të gjitha në mediumin zviceran
Lexo po ashtu "Nga Zvicra dhe shqiptarët te City e Guardiola, Kosova dhe Burnley", Arijanet Muric flet për të gjitha në mediumin zviceran

“Burnley tani solli një përfaqësues të ri anglez, James Trafford , në Burlney gjatë verës, kështu që Muric është një rezervë. Ai mbron në ndeshjet e kupës”.

“Vetëm ai ka një rrogë të madhe në Angli. Por, Dinamo nuk do të gabon nëse do ta sillte”, përfundoi trajneri slloven. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi

Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi

Boks
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit

Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit

Premier League
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Kalo në kategori