LAJMI I FUNDIT:

Të dënuar me burgim të përjetshëm, Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha futen në regjimin e posaçëm “41 Bis”

Të dënuar me burgim të përjetshëm, Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha futen në regjimin e posaçëm “41 Bis”
Foto: Ilustrim

Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha të dënuar me burgim të përjetshëm janë futur në regjimin e posaçëm ’41 biss’.

Nga të dhënat që ka siguruar Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve dhe nga verifikimet përkatëse të strukturave ligjzbatuese, janë ngritur dyshime se këta shtetas kanë pasur komunikime dhe mbajnë kontakte me subjekte të krimit jashtë qelisë.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, urdhri është ekzekutuar të martën nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe me aprovimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.


Anterio Kaloshi është dënuar përjetë për masakrën e Lushnjes në vitin 2017, ku përfshihet edhe Laert Haxhiu, teksa u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu. Kaloshi gjithashtu ka fshehur dhe strehuar Orges Bilbilin, tjetër i arrestuar si një nga autorët e ngjarjes.

Ndërsa Aldo Hoxha akuzohet për vrasjen e Fatbardha Tafës, gjatë tentativës për të grabitur një varëse floriri nga qafa e të ndjerës e cila rezistoi, por që i riu e masakroi për vdekje me thikë. Ngjarja ndodhi më 7 gusht 2012 pranë Fushës së Aviacionit në Tiranë, teksa mbeti e plagosur edhe kunata e viktimës.

Ndërkohë po verifikohen disa të dënuar të tjerë me rrezikshmëri të cilët dyshohet dhe ka të dhëna se vijojnë aktivitetin kriminal nga qelia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori