Në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë po vazhdon greva e urisë si shenjë proteste për transferimin e katër të burgosurve serbë që janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Nusret Hoxha ka thënë për Tanjug se nuk janë respektuar procedurat për transferimin e katër të burgosurve nga një burg në një burg tjetër dhe në mesin e atyre që janë në grevë urie është udhëheqës i iniciativës qytetare, Oliver Ivanoviq.
“E gjitha ka filluar të shtunën, kur katër të burgosurit u transferuan në burgun e Sigurisë së Lartë në afërsi të Podujevës. Së pari, kjo është bërë pa paralajmërim, nuk ka pasur as edhe një letër të vetme, nuk ka ekzistuar vula dhe nuk ka asnjë kërkesë”, tha Hoxha.
Ai tha se sipas ligjit kërkesë me shkrim për transferim të burgosurve duhet t’i dërgohet drejtorit në këtë rast ushtruesit të detyrës së qendrës së paraburgimit në Mitrovicë, transmeton KP.
“Atë e kanë thirrur vetëm dy minuta para se të shkojnë në derë duke i thënë:’ Ne po vijmë për këta katër të burgosur’”, tha Hoxha.
Zëvendësministri tha se greva e urisë e të burgosurve po vazhdon, ndërsa të transferuarit në burgun e Gërdocit që gjithashtu janë në grevë urie do t’i vizitojë sot ose nesër.
Kundër këtij transferimi ka dalë edhe avokati Nebojsha Vllajiq. Ai tha për Tanjug se burgu i Sigurisë së lartë është burg dhe jo qendër paraburgimi.
Sipas tij, të transferuarit nga burgu i Mitrovicës nuk janë të dënuar por gjenden në paraburgim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker