Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, është absolutisht njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera anë e mbanë globit.

Ajo njihet për zërin e saj të veçantë, e ndërsa në shumë prej koncerteve që mban, është bërë e njohur edhe për gjestet e saj qesharake që bën.


Së fundmi, ajo ka mbajtur koncertin e saj të radhës në Zelandën e Re, ku nuk ka qenë edhe aq në formë të mirë.

tay1

Këngëtarja ishte e ftohur gjatë mbrëmjes, mirëpo pavarësisht kësaj, Taylor ia arriti që të argëtojë fansat e saj.

Në një moment, këngëtarja është ndalur dhe ka shfryrë hundët e saj, ndërkohë që faculetën e ka hedhur në mesin e turmës së fansave.

tay2

Ky gjest ka bërë për të qeshur një pjesë të fansave të saj, teksa pati edhe nga ata që e kritikuan këtë veprim.

Kjo nuk është hera e parë që Swift krijon skena të tilla në koncertet e saj. /Telegrafi/

tajo