LAJMI I FUNDIT:

Tavolina gjigante që bëri xhiron në rrjetet sociale

Tavolina gjigante që bëri xhiron në rrjetet sociale
(Foto: Sputnik)

Imazhi i tryezës gjigante ovale ku Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron u ulën në një distancë të madhe gjatë një takimi të tensionuar për Ukrainën ka bërë xhiron e botës.

Sidoqoftë, kjo tavolinë është krenaria e një biznesi të vogël familjar, në veri të Italisë, që pretendon autorësinë.


“Një tryezë është një vend ku ne hamë, argëtohemi ose luajmë, por edhe ku vendosim për luftëra ose nënshkruajmë armëpushime. Shpresoj që tryeza jonë të sjellë fat dhe të mos çojë në një luftë”, tha Renato Pologna, shefi ekzekutiv i grupi italian i mobilieve, OAK, në një intervistë për AFP.

Macron në Moskë, fillon bisedimet me homologun rus – a do të zgjidhjet kriza në lindje të Evropës?
Lexo po ashtu Macron në Moskë, fillon bisedimet me homologun rus – a do të zgjidhjet kriza në lindje të Evropës?

Mobilja e bardhë me llak, e zbukuruar me fletë ari, gjashtë metra e gjatë, ka bërë që përdorues të panumërt të internetit të fantazojnë në rrjetet sociale, duke e kthyer atë në një tavolinë pingpongu, në pistë kërcimi në akull apo edhe afreskun e Leonardo Da Vinçit, “Darka e Fundit”.

“Kjo tavolinë unike u bë me porosi dhe u dorëzua në Kremlin në vitin 1995 dhe ishte pjesë e porosisë më të madhe në përmasa që kemi pasur ndonjëherë”, thotë Pologna, transmeton KosovaPress.

(Foto: Sputnik/AFP)

Çmimi i saj

“Ah, ekzistonte lireta në atë kohë, një tavolinë si kjo do të kushtonte rreth 100 mijë euro sot dhe porosia totale më shumë se 20 milionë euro”, thekson ai.

Takimi Putin-Macron, distanca mes të dy liderëve pritet me shaka në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Takimi Putin-Macron, distanca mes të dy liderëve pritet me shaka në rrjetet sociale

Certifikata e Boris Yeltsinit

I qetë, me një mjekër të vogël të thinjur dhe duke qëndruar pas tavolinës në fabrikën e tij në Kantu, afër liqenit të Komos, Renato Pologna ekspozon dëshmitë: një foto e tryezës e riprodhuar në një libër mbi Kremlinin që daton nga viti 1999, një certifikatë me kornizë të nënshkruar më 22 nëntor 1996 nga presidenti rus i asaj kohe, Boris Yeltsin, dhe mbi të gjitha, skicat e detajuara të objektit që është kthyer në kult.

“Jam 100 për qind i sigurt për këtë që po them”, siguron italiani 63-vjeçar duke komentuar fjalët e një spanjolli, Vicente Zaragoza, i cili pretendon se këtë tavolinë e ka shitur ai në Kremlin, por rreth vitit 2005.

(Fotomontazh: TimesLIVE)

“Është një tavolinë ahu nga Alpet”, deklaroi për radion spanjolle ”Cope” ky banor i Alkaserit, pranë Valencias, i cili pretendon se e ka njohur veprën e tij duke e parë në televizion, por megjithatë nuk ka prova.

“Imagjinoj që, pasi në Spanjë thonë se kanë bërë një tavolinë identike me tonën, kanë bërë një kopje, por nuk e di”, shton Renato Pologna, i shqetësuar për të shmangur çdo polemikë.

Pas Emmanuel Macron, ishte kancelari gjerman Olaf Scholz, që refuzoi, ashtu si presidenti francez, t’i nënshtrohej një testi rus antiCovid-19 me mbërritjen e tij në Moskë, të martën.

(Foto: The Guardian)

Në pritje të George Clooney

Kjo vepër, e cila ndodhet në dhomën e pritjes për mysafirët e huaj, është vetëm një pjesë e vogël e punës së kryer nga OAK në një nga godinat e Kremlinit.

Sipas Polognas, bëhej fjalë për mobilimin dhe dekorimin e afërsisht 7.000 metra katrore në dy kate.

“Ishte Macron ai që donte të ‘mbante larg Putinin’ - nuk mund t'i lejonim rusët t'i ‘vidhnin’ ADN-në e tij”
Lexo po ashtu “Ishte Macron ai që donte të ‘mbante larg Putinin’ - nuk mund t'i lejonim rusët t'i ‘vidhnin’ ADN-në e tij”

“Dizajni dhe cilësia e mjeshtërisë së lartë italiane janë shumë të njohura”, tha ai duke shpjeguar se kompania e tij furnizonte Kremlinin me mobilie, dysheme, punime druri dhe mermere.

Suksesi i tavolinës ovale, imazhi i së cilës është bërë virale, i ka dhënë idenë që ta rikthejë në prodhim.

Ndër klientët e kësaj kompanie të themeluar në mesin e viteve 1950 nga babai i zotit Pologna dhe që ka rreth 50 punonjës janë sheikë dhe familje mbretërore nga vendet e Lindjes së Mesme, ish-diktatori Muammar Gaddafi dhe ai irakian, Saddam Hussein.

Mes tyre është edhe George Clooney, i cili kalon të paktën një muaj në vit në Komo, por që ende nuk ka trokitur në derën e kompanisë italiane të mobilieve.

(Fotomontazh: Daily Mail)

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Stil
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Kalo në kategori