LAJMI I FUNDIT:

Taravari për vdekjen e foshnjës në Shkup: Nuk ka pasur gabim mjekësor, është sjell shumë vonë në spital

Taravari për vdekjen e foshnjës në Shkup: Nuk ka pasur gabim mjekësor, është sjell shumë vonë në spital

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njofton sot se sipas raportit për foshnjën shtatëmuajshe që ka ndërruar jetë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, nuk është konstatuar ndonjë gabim mjekësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Raporti erdhi, e lexova të hënën. Fatmirësisht profesionistët konkluduan se mjekët nuk kishin faj”, tha ministri në një konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Kur u pyet se cili ishte problemi që çoi në përfundimin tragjik, Taravari sugjeroi se ishte e mundur që foshnja të ishte lindur shumë vonë.


“Ndoshta sëmundja ka bërë të vetën, ndoshta fëmija është sjellë më vonë. Megjithatë, është konstatuar se nuk ka pasur asnjë gabim mjekësor”, ka shtuar ai.

Rasti ka të bëjë me një foshnjë shtatë muajshe e cila ka ndërruar jetë më 16 dhjetor në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës së Fëmijëve.

Pas ngjarjes, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm dhe ka rekomanduar që Ministria e Shëndetësisë të inicojë procedurë për mbikëqyrje profesionale të trajtimit të fëmijës.

Sipas informacioneve të deritanishme, foshnja është sjellë në Klinikë në gjendje të rënduar shëndetësore më 11 dhjetor dhe është shtruar menjëherë në Repartin e Neurologjisë. Mjekët nisën analizat e shumta, por pas përkeqësimit të mëtejshëm të shëndetit më 13 dhjetor, foshnja u transferua në Repartin e Kujdesit Intensiv./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Lajme
Kalo në kategori