LAJMI I FUNDIT:

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, i njohur si komandant Hoxha, ka ngritur shqetësime mbi një dokument të paraqitur nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë, duke thënë se nuk e ka parë dhe nuk e ka nënshkruar kurrë atë.

Tara ka theksuar se dokumenti në fjalë, i datuar në vitin 2019, përmban intervista të tij që ai i kishte dhënë në atë kohë.

Megjithatë, ai thekson se në dokument përmendet edhe një takim i supozuar me një punëtore të UNMIK-ut në vitin 2001, të cilin ai e mohon kategorikisht.


“Unë nuk e kam parë kurrë atë dokument dhe nuk e kam nënshkruar. Kam kërkuar të ma sjellin, por nuk e kanë bërë. Nëse ky dokument del në opinion, ai mund të përdoret nga armiqtë jo vetëm të UÇK-së, por edhe të shtetit tonë”, ka thënë Tara, në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve
Lexo po ashtu Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Ai e konsideron këtë dokument një rrezik serioz për Kosovën, duke pohuar se ai mund të përdoret për të dëmtuar imazhin e UÇK-së dhe të shtetit të Kosovës.

Sipas Tarës, ky dokument është nënshkruar nga hetuesit e tij në Hagë dhe mund të shpërndahet lehtësisht, duke u keqpërdorur për qëllime politike dhe juridike kundër Kosovës.

“Ky dokument është fshehur dhe tani është shfaqur papritur. Mua më kanë përshkruar si tradhtar i kombit, por ajo që më shqetëson më shumë është se ky dokument rrezikon pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar ai. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori