Java fantastike e TapQuiz do të vazhdojë sonte me Tap n’Dije, quizin edukativ të moderuar nga Rifat Smani, i cili gjithashtu, sikurse Tap n’Shije dhe Tap n’All do të ketë katër shpërblime.

Nga ora 19:00 bëhuni gati për një natë shumë të bukur të TapQuiz. Regjistrimi është i hapur, kliko këtu për t’u regjistruar.


Tap n’Dije rikthehet me edhe një natë magjike të pyetjeve e shpërblimeve. Sonte, sikurse në edicionet tjera, dhurohen shpërblime shumë të mira.

Ato janë:
Vendi i parë fiton Set Tastierë Kingston & Kufje Gamdias Vendi i dytë fiton Orë e mençur Xiaomi Vendi i tretë fiton Maus Gamdias Zeus Vendi i katërt fiton GjirafaPremium 1 Muaj Falas

Gjithashtu, përpos këtyre shpërblimeve, nga GjirafaMall, komentuesit më të mirë i ipet një dhuratë speciale.
Që të jeni pjesë e Tap n’Dije, regjistrimi është i hapur nga ora 15:00 dhe vazhdon të jetë i hapur deri në fillim të lojës. Regjistrohuni duke ndjekur këta hapa:

Hyni në GjirafaVideo.com
- Kliko mbi Live TV
- Klikoni tek video me titull “Tap n’Dije by GjirafaVideo” - Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
- Klikoni “Hyr në quiz”
- Bëhuni gati për lojë

Kliko këtu për t’u regjistruar dhe bëhuni gati për Tap n’Dije!