LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe Bislimi nisen drejt Brukselit – nesër takimi i radhës me Vuçiqin

Kurti dhe Bislimi nisen drejt Brukselit – nesër takimi i radhës me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësin e tij Besnik Bislimi janë nisur sot drejt Brukselit, ku nesër do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Telegrafi ka siguruar pamjet nga nisja e delegacionit kosovar në krye me Kurtin.

Përveç Kurtit e Bislimit, së bashku me ta është edhe zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu dhe këshilltari i tij, Tinemu Ma.


Nisjen e delegacionit kosovar për në Bruksel e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar agjendën e takimit të së martës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.

Të zhdukurit gjatë luftës dhe Asociacioni janë të parët në agjendë, ndërsa është lënë e hapur mundësia që të diskutohet edhe për çështjet aktuale politike.

Në takimin e Kurtit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel më 2 maj, do të prezantohet drafti i statusit të komunave në veri të Kosovës, që është një pikë kyçe e negociatave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të lejojë krijimin e një forme të Republikës Srpska në veri të Kosovës.

Këto komente Kurti i bëri në një intervistë për median korate “Hina” në prag të një raundi të ri të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Lajme
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Ambasadori gjerman largohet nga

Ambasadori gjerman largohet nga "X" dhe i bashkohet “Bluesky”, shkak përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave

Lajme
KQZ: Po vazhdon numërimi në 19 komuna

KQZ: Po vazhdon numërimi në 19 komuna

Lajme
Kalo në kategori