Takimi Prattipati- Sveçla, ambasada e SHBA-së jep detaje

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, u takua me ministrin e Brendshëm të vendit, Xhelal Sveçla.
Në njoftimin e ambasadës amerikane, thuhet se u diskutua bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë.
Po ashtu u theksua rëndësia e stabilitetit rajonal dhe koordinimit të ngushtë për prioritet të përbashkëta të sigurisë.
‘’E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme, i sapo-riemëruar, Xhelal Sveçla, për të diskutuar bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë. Takimi theksoi rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe koordinimit të ngushtë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë’’, njoftoi ambasada e SHBA-së.
Edhe Sveçla u deklarua për takimin.
"E informova mbi të arriturat e deritanishme dhe për prioritetet tona në fushën e sigurisë, mbi të cilat do të angazhohemi gjatë mandatit të ri qeverisës.Falënderova znj. Prattipati për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet tona, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë dhe qytetarëve tanë", ka shkruar ministri i Brendshëm.




















































