LAJMI I FUNDIT:

Takimi në Vjenë dështon?!

Takimi në Vjenë dështon?!

Takimi i udhëheqësve në Vjenë është anuluar, bëjnë të ditur burime nga partia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Udhëheqësit e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, PDSH-së dhe BDI-së duhet të uleshin së bashku në tavolinën e Vienës në nismën e tre deputetëve Richard Howitt, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgl që do të ndiqet nga Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn.


Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti ende qëndrojnë në konfirmimin e tyre për Vienë, kurse lideri i LSDM-së Zoran Zaev, tha se do të shkojë në takim vetëm nëse fillimisht do tërhiqet vendimi për faljen dhe në qoftë se do të shtyhen zgjedhjet e planifikuara për 5 qershor. Këto dy kushte nuk janë plotësuar. /Telegrafi/