Ja ku arritët në takimin e parë, më në fund ia dolët mbanë ta bindni që të dilni. Para së gjithash le të shohim se ku të shkoni. Gati e sigurt se do të jetë ai që do ju propozojë diçka, ju mos e zgjasni dhe pranoni, me përjashtim të rastit kur ka për qëllim t’ju çojë në ndonjë vend që ju me të vërtetë nuk e pëlqeni. I rëndësishëm nuk është vendi ku do të shkoni, e rëndësishme është që të qëndroni bashkë.
Mbi atë që do të bëni e do të thoni, nuk ka rregulla të qarta. Natyrisht që duhet të jeni e shkëlqyer, e gëzuar dhe shakaxheshë, por pa e tepruar. Mos u bëni shumë e rëndë, mos ia nisni të tregoni gjithë vuajtjet tuaja, sepse asnjë nuk dëshiron të dëgjojë buletinin e fatkeqësive, por edhe të qeshni orë e çast si të çmendura sepse do të mendojë që jeni gjysmë e krisur nga trutë.
E rëndësishme është që t’i interesoni me bisedat tuaja, të tregoni se kuptoni problemet e tij, të tregoheni e vëmendshme ndaj atyre që ju thotë dhe mos humbni asnjë rast për t’i treguar mbështetjen tuaj, transmeton Telegrafi.
Ju kujtojmë se të dialogosh do të thotë të flasësh me radhë e jo ta bombardoni me dërdëllitjet tuaja, pa i lënë pak hapësirë që edhe ai të përgjigjet. E pakta që mund të mendojë për ju: “I shkreti ai që do ta marrë për grua”.
Të rëndësishme janë: mos dilni vetëm për t’u argëtuar, por edhe për të njohur. Mos mendoni vetëm të qeshni e të gajaseni, por mundohuni të kuptoni se çfarë tipi është, si mendon dhe çfarë gjërash synon. Pyeteni për punën që bën, mbi të kaluarën e tij, për të dashurat që ka pasur, vëzhgojeni se si flet, si lëviz dhe si i bën veprimet.
Mos harroni se nga gjëra të vogla arrini të kuptoni ato të mëdhatë. Nëse kur dilni nga restoranti shqelmon me këmbë një mace që i ka dalë përpara, e sigurt që nuk do t’i dojë shumë kafshët, e as nuk do të jetë shumë i ndjeshëm ndaj nevojave të të dobëtëve e të pambrojturve.
Bëni kujdes edhe ndaj manive të vogla, ndaj tekeve nervore, sjelljeve të çuditshme apo fiksimeve; janë të gjithë tregues të problemeve psikologjikë. Me një fjalë jo vetëm të qeshni e të bëni shaka por edhe të përpiqeni të kuptoni se me kë keni të bëni, duke shmangur kësisoj për të ardhmen “probleme” të çdo lloji. Përveç kësaj, të kuptosh personalitetin e atij që është përballë jush, ju ndihmon të përdorni taktika dhe strategji që do ta bëjnë të lënë kokën pas jush.
Flisni gjithmonë me gjuhën letrare (kurrë në dialekt) ju jep një pamje më tërheqëse e më të shkolluar, shmangni fjalët banale të të gjitha llojeve ose komplimentet e llojit “Qenke yll bote!”.
Mos u mburrni se keni pasur meshkujt të bukur: “Ai më vjen vërdallë, gjithashtu edhe ky tjetri, filani më ka mikluar për tre vjet me radhë, aksh njeri ka tentuar tre herë të vetëvritet”.
Për të kaluarën tuaj më mirë shpalosni një fletë të dhimbshme, tregohuni jo shumë të qarta. Nëse me të vërtetë keni pasur shumë eksperienca, tregojini vetëm lidhjet më të rëndësishme, të tjerat kanë qenë histori të shkurtra, lidhje të dështuara. Asnjërit nuk i pëlqen të dalë me një femër që ka kaluar në duart e gati gjysmës së qytetit dhe ka pasur qindra lidhje seksuale.
Flisni për faktet më të rëndësishme, por mos tregoni kurrë sa lidhje keni pasur, me kë dhe kurrë. Sa më pak të flisni më mirë është. Mbi të gjitha mos e harxhoni gjithë mbrëmjen duke i folur për ish të fejuarit apo meshkujt, sidomos kur njeh disa prej tyre. Mos ia shpifni me hollësira të kripura, mos i tregoni për aftësitë e vogla seksuale të njërit apo të shijeve të veçanta të tjetrit.
Herën e parë shmangni biseda delikate siç janë ato seksuale, e mos ia nisni të thoni se nuk do të bëni asgjë, se meshkujt ua shpifin, se duan vetëm një gjë, se janë të gjithë njësoj, etj. Janë të gjitha biseda të lodhshme, të dala mode e të panevojshme; nuk do të krijojë me siguri një përshtypje të mirë për ju.
Mos thoni, po ashtu, një thes me gënjeshtra, nuk do të jetë e vështirë të verifikohen. Mos harroni se bota është e vogël nuk duhet shumë që ai të njohë ndonjë mikun tuaj të vjetër, i cili do të tregojë gjithë të vërtetën mbi ju.
Sinqeriteti nuk vlerësohet vetëm nga femrat, por edhe nga meshkujt. Nëse nuk doni që ai të mësojë “disa gjëra”, thojani hapur: “janë gjëra të shkuara, nuk dua t’i kujtoj më”.
Mos u tregoni, gjithashtu, “luftarake” në arsyetime, mos i mbroni kurrë pozicionet tuaja sikur të bëhej fjalë për një kështjellë të rrethuar, mos e ktheni mbrëmjen në një betejë elektorale. Gjithashtu, mos flisni gjithë mbrëmjen për telashet tuaja. Ai si të gjithë meshkujt e tjerë, do të largojë mendjen nga streset e përditshme, do të kalojë një mbrëmje ndryshe, të harrojë për pak kohë problemet e tij.
Nëse ka diçka që ju shqetëson shumë, trajtojeni për pak kohë por pastaj ndryshoni temë në mënyrë që mos ta bezdisni.
Një gjë që ju pëlqen shumë meshkujve është ëmbëlsia, qetësia. Në këto kohëra kur të gjithë janë të stresuar, të gjithë synojnë të vrapojnë pas një gjëje, veçanërisht pas parave, interesat materiale vendosen mbi ato ideale, një femër e shtruar, e sjellshme, bëhet si një oazë lumturie, një rreze dielli mes shumë reve, diçka që tërheq me një joshje misterioze.
Nëse ia dilni mbanë që ai të çlodhet, të qetësohet, t’i ulë armët mbrojtëse, me gojën tuaj mjaltë, pa dyshim që do të fitoni një vend të rëndësishëm në zemrën e tij.
Mos harroni, mbrëmja juaj e parë mund të quhet një sukses vetëm në rast se ai largohet me ndjesinë se kaloi një mbrëmje të pëlqyeshme.
Në restorant tregohuni gjithmonë e gatshme të gatuani pjesën tuaj. Por, nëse ai këmbëngulë të paguajë, mos e zgjatni shumë. E rëndësishme është të tregoni gatishmërinë tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Studim: 87 për qind e femrave të bardha duan të bëjnë seks me meshkuj me ngjyrë
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri