LAJMI I FUNDIT:

Tajlanda me ide kreative për “joshjen” e turistëve në kohë pandemie: Kaloni karantimin dyjavor në jahte luksoze

Tajlanda me ide kreative për “joshjen” e turistëve në kohë pandemie: Kaloni karantimin dyjavor në jahte luksoze

Vizitorët e Tajlandës nga sot do të jenë të obliguar të kalojnë dy javë në karantinë për shkak të pandemisë së coronavirusit – por ata do të mund të qëndrojnë nëpër jahte luksoze.

Siç raporton BBC, qeveria tajlandeze shpreson se një iniciativë e tillë do t’i sjellë vendit të hyra prej 58 milionë dollarëve -dhe një lëvizje e tillë mund ta ringjallë industrinë e turizmit që është goditur rëndë nga pandemia, transmeton Telegrafi.

Ky shtet në juglindje të Azisë kryesisht mbështetet në turizëm, e programi i karantinimit nëpër jahte do t’ju mundësojë turistëve që kanë test negativ të COVID-19, që kohën e karantimit ta kalojnë nëpër jahte.


Numri i turistëve në Tajlandë është zvogëluar dukshëm – nga 40 mijë në ditë në vetëm disa qindra, kjo për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Në këtë program pritet të kyçen rreth 100 jahte, kurse pasagjerët do të duhet të bartin dorezën e mençur që kontrollon parametrat vitale siç është temperatura e trupit, shtypja e gjakut dhe përcjell lokacionin e personave përmes sistemit GPS. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Kalo në kategori