LAJMI I FUNDIT:

Tajani: Është e mundur hapja e qendrave të imigrantëve në Maqedoni dhe Shqipëri

Tajani: Është e mundur hapja e qendrave të imigrantëve në Maqedoni dhe Shqipëri

Para Samitit të BE-së, Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani paralajmëroi anëtarët që të mos ndjekin politikë egoistë të migrimit. Është e mundur që të pranohen qendra të imigrantëve në Ballkan, në Shqipëri dhe Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fjalë me peshë të madhe nga kryetari i Parlamentit Evropian, Tajani në prag të Samitit të BE-së, që do të mbahet javën e ardhshme. “Qasja për çështjen e imigrantëve nuk duhet të dërgojë në shkatërrimin e BE-së” tha ai në intervistën e sotme për grupin mediatik “Funke”. “Nëse secili shtet anëtar udhëhiqet vetëm nga interesat e saja, Bashkimi Evropian do të shpërbëhet”, thotë ai. Pas kësaj, ai i rikujton partnerët e grindur të koalicionit gjerman se migrimi nuk është “problem i pastër gjerman”, se në presion të madh janë Italia dhe Greqia. Tani nuk duhet të shkohet në zgjidhje kombëtare, na duhet strategji e përbashkët evropiane.

Tajani premton të forcojë urgjentisht Agjencinë Evropiane për Mbrojtjen e Kufijve, “Frontex”, me 10.000 njerëz. “Përveç kësaj, ne kemi nevojë për qendra për azilkërkuesit jashtë BE-së,” thotë Tajani, me dy strehimore të mundshme refugjatësh në Ballkan, për shembull në Shqipëri ose në Maqedoninë Veriore, si dhe në tre qendra refugjatësh në Afrikë. Libia ka një rol kyç, ky shtet duhet të stabilizohet urgjentisht, thotë Tajani, i cili përmendi Nigerin, Tunizinë dhe Marokun si vende për kampet e ardhshme të refugjatëve. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori