LAJMI I FUNDIT:

Tahiri tregon se për çka do të bisedojnë Mustafa e Vuçiq më 1 shkurt në Bruksel

Tahiri tregon se për çka do të bisedojnë Mustafa e Vuçiq më 1 shkurt në Bruksel

Në fokus të diskutimeve në rundin e ardhshëm të bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit, që do të zhvillohet më 1 shkurt në Bruksel, do të jetë rikonfirmimi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura në të kaluarën, ka thënë ministria për dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri

“Marrëveshjet të cilat do diskutohen janë: bllokimi i çështjes se energjisë elektrike apo pavarësimi i Operatorit të sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), nga ana e Serbisë. Pastaj, është çështja e zbatimit të marrëveshjes për drejtësi, që ishte paraparë në fillim të muajit janar, por po prolongohet dhe çështja e Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Edita Tahiri për REL.

Sipas saj, do të diskutohet edhe për ndaljen e tensioneve dhe provokimet që shteti i Serbisë kohëve të fundit ka bërë karshi Kosovës dhe, po ashtu, do të diskutohet edhe për fazën përmbyllëse të dialogut .


Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 1 shkurt në Bruksel, për rundin e ri të bisedimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori