LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Skandalet në KEK meritojnë përgjigje prej atyre që i kanë fitu 50% e na patën lodh “krejt e drejt”

Tahiri: Skandalet në KEK meritojnë përgjigje prej atyre që i kanë fitu 50% e na patën lodh “krejt e drejt”

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit tha se ky është debati i katërt që opozita fton Kuvendin e Kosovës që të debatoj për tema dhe skandale që së paku meritojnë përgjigje nga personat përgjegjës, prej atyre që i kanë fitu 50% e na patën lodh “krejt e drejt”.

“Sot thatë këtu, nuk janë as deputetët e shumicës e asnjë njeri nga qeveria që me thanë një fjalë me mbrojt, me kundërshtua apo me argumentua një temë”, tha Tahiri.

Ai shtoi se këtë seancë e kanë thirr për shkak se përgjimet që kanë dalë në publik tregojnë për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të strukturave joformale të strukturave që nuk kanë asnjë pozicion në shtetin e Kosovës, strukturave që janë para politike dhe ndikojnë në një institucionin që është korporata më e madhe në vend.


Tahiri i parashtroj disa pyetje për ata që tha “po na dëgjojnë nga televizioni”.

“Blerja e energjisë elektrike, sipas raporteve zyrtare tregojnë dhe vërtetojnë se KEK ka lidhur kontrata të dëmshme, dhe se këto kontrata me tregti të rrymës në shumicën e rasteve janë me bazë të dyshimtë korruptive dhe ka raste që këto kontrata janë bërë pa licencë dhe me lidhje të shkurta të eksponentëve politik emrat e të cilëve janë publik. Qysh ndodh që tregtia me energji në qeverinë katër vjeçare të ndodh mbi baza serioze korruptive të inkriminimit edhe prej organizatave që janë me bazë e seli në Beograd?

Pyetja e dytë ndërlidhet me ndërhyrjen e personave joformal në menaxhimin e KEK-ut. Ai person nuk ka të drejtë legjitime në një organizatë që është korporata e shtetit të Kosovës me na tregu kur është jetike mu ndal rryma e kur jo. Ndërhyrja e këtyre personave rreth punësimeve. Si ka mundësi kush mos me mujt as ka KEK-u mi ra mos me pas librezën e LVV-së?

E treta është ndikimi i një individi që ka detyrë partiake që ja ka dhënë Albini në politikbërjen e Bordit të KEK-ut. Për çka jeni ju aty anëtar të Bordit, për me marrë nga një rrogë a?

Pyetja tjetër shkon për Albin Kurtin. Çka u bo bre që e anulove projektin e gazsjellësit amerikan dhe e le vetëm Kosovën jashtë?”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Ekonomi
Kalo në kategori