Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është shprehur i zhgënjyer me propozimet për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që Komisioni për Administratën Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka bërë përmes Projektligjit për Pagat.
Siç njofton Ministria e Drejtësisë, Tahiri ka deklaruar se Komisioni është treguar tërësisht i paarsyeshëm dhe ka cenuar parimet themelore mbi të cilat funksionon ndarja e pushteteve.
Tahiri ka ftuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të mos aprovojnë rekomandimet e Komisionit, sepse ato paraqesin degradimin e sistemit të drejtësisë.
Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me rekomandimet përfundimtare që Komisioni Parlamentar ka bërë në Projektligjin e Pagave – në të cilin, pushteti i tretë dhe i barabartë sipas Kushtetutës së vendit, sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial, janë cenuar ndjeshëm, përcjell Telegrafi.
Rekomandimet e Komisionit për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë degraduese.
Kjo qasje është në mospërputhje të plotë me përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve tona për fuqizimin e Sundimit të Ligjit.
Gjyqtarët dhe prokurorët, që mbajnë mbi supe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, meritojnë një pagë të dinjitetshme. Por, ajo që është propozuar përmes Projektligjit paraqet një devalvim të thellë të kësaj perspektive.
Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për ta bërë Sundimin e Ligjit dhe të gjitha komponentët e tij, përfshirë statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, një prioritet kombëtar jashtëzakonisht të nevojshëm, rekomandimi i Komisionit përmes Projektligjit të Pagave është një goditje e rëndë ndaj këtyre përpjekjeve.
Ftoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të mos mbështesin rekomandimet e Komisionit, sepse parametrat e propozuara për gjyqësorin paraqesin degradim të sistemit të drejtësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë