Tahiri për asfaltimin e rrugës "Agim Ramadani – Katana”: Së shpejti pritet të përfundojnë trotuaret dhe sinjalizimi

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës "Agim Ramadani – Katana” në Mitrovicë.
Për këtë, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se së shpejti priten finalizimet në trotuare dhe sinjalizim në këtë rrugë, shkruan Telegrafi.
“Edhe kjo rrugë po merr pamjen e duhur, pasi janë futur nëntokë kabllot e rrymës dhe të gjithë operatorëve”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, pas finalizimet në trotuare dhe sinjalizim, rruga "Agim Ramadani -Katana" do të jetë një prej rrugëve “më të kompletuara” në qytet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/10/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































