LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet brenda vitit 2019

Tahiri: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet brenda vitit 2019

Kosova dhe Serbia në dialogun që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, duhet të arrijnë një marrëveshje gjatë vitit të ardhshëm. Në të kundërtën, mund të mbetet konflikt i ngrirë. Kështu  thotë analsiti dhe politologu Ramush Tahiri.

“Gjatë vitit të ardhshëm, pra me 2019  të arrihet një marrëveshje ,sepse, ose arrihet një marrëveshje, ose mbetet konflikt i ngirë. Dhe, si konflikt i ngirë nuk është në dobi as të popullit serb, as të popullit shqiptar dhe as të shtetit të Kosovës dhe as të shtetit të Serbisë. Të gjitha pritjet janë që kjo marrëveshje të arrihet” , tha Tahiri.


Ai mendons e secila marrëveshje duhet ta ketë të përfshirë çështjen e kufirit. Në këtë pikë, ai thotë se mund të ketë disa kritere.

“Mund të vendoset që kufiri të jetë i hapur dhe të jetë menaxhimi i integruar i kufijve, mund të vendoset që sërish kufiri të jetë i hapur, por që kufiri administrativ të bartë kufij shtetëror dhe si mundësi e tretë, korrigjimi i kufirit apo ridefinim në bazë të kritereve që përcaktojnë shtetet ose popujt”, tha politologu Tahiri për Radio Kosovën.

Ndërkaq, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se “bisedimet” do të prekin Kushtetutën e Kosovës.

“Nuk e dimë qartazi se cilat mund të jenë kompromiset, por ajo cfarë po shihet është se të paktën në këtë proces do të ketë diskutime rreth statusit të komunitetit serb në Kosovë, që kompromiset do të shkojnë përtej pakos së Ahtisarit ,që do prekin Kushtetutën e Kosovës dhe që mund të prekin integritetin territorial të Kosovës”, tha ajo.

Sidoqoftë, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, sipas politologut Tahiri, i kapërcen elitat politike dhe është për tu vlerësuar fakti se ka gatishmëri nga udhëheqjet e të dyja vendeve që të bisedojnë.

“Momentalisht qëndrimet mund të jenë të kundërta. Mund të ketë edhe keqinformime e paragjykime meqë ende palët nuk janë ulur të bisedojnë politikisht dhe konkretisht për këtë, thotë Tahiri.

“Unë i abstrahoj mospajtimet politike ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kosovë, por gjithashtu edhe në Serbi sepse krejt shtetet duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të arrijnë një marrëveshje ,aq më parë që kemi angazhimin e Gjermanisë dhe angazhimin e SHBA-ve”, tha ai.

“Kosova po ka pasoja nga kjo gjendje, sepse nuk po mund të integrohet në mekanizmat ndërkombëtar, meqë po pengohet nga Serbia, kurse kjo e fundit për politikën e keqe që po bën ndaj Kosovës, nuk po ka pasoja ndërkombëtare”, tha Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori