Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri në një intervistë për emisionin “Përballje ditore” në Telegraf.com, ka thënë se me Ligjin për Qeverinë, nuk do të ketë më shumë se 15 ministri dhe nuk do të ketë më shumë së dy zëvendësministra, dhe se nuk do të ketë më punë të dytë, siç ndodh tani të jenë ministra dhe të ushtrojnë edhe profesionin e profesorit.
Tahiri theksoi se si grup punues janë duke u mundur që të marrin mbështetje politike sa më të gjerë sa i përket këtij ligji.
“Faktikisht ligji ka marrë miratimin e grupit punues, tash kemi disa procese formale që të përcjellët në Qeveri, për momentin kemi konsultime të brendshme,me kryeministrin, po ashtu kam pasur takim edhe me përfaqësuesit e BE-së, ku kam prezantuar draft ligjin, sa i zvogëlon ministritë, sa zëvendësministra , cila është forma, logjika, pastaj kalon në diskutim publik, ku i thërrasim shoqërinë civile për diskutime”, u shpreh Tahiri.

Koordinatori Nacional tregoi se konsultimet publike do të zgjasin dy javë, dhe pasi të merren komentet do të shkohet në votim.
Tahiri shpjegoi më gjerësisht së cila është logjika e Ligjit për Qeverinë.
“Logjika e ligjit është se i mbanë parimet e qeverisjes së mirë, përcjell modelet e vendeve që janë anëtare të BE-së me sistem parlamentar si ne. Nuk do të ketë më shumë se 15 ministri, dhe nuk do të këtë më shumë se 2 zëvendësministra dhe ata do të kenë portfolio. Me ligjin e ri nuk do të ketë punë të dytë, s’do të jetë edhe ministër edhe profesorë, e kemi rregulluar transparencën”, sqaroi ai.
Për Ligjin e Qeverisë, Tahiri tha se ka pasur diskutime me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe ministrin e Financave, Bedri Hamzën.
Tahiri tha se pret që Ligji për Qeverinë të kalojë me 2/3 e votave të deputetëve në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë