LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Është dashur të ketë viktima që Komuna e Prishtinës të presë drunjtë e dëmtuar

Tahiri: Është dashur të ketë viktima që Komuna e Prishtinës të presë drunjtë e dëmtuar
Foto: Ilustrim

Pasi ditë më parë një person kishte mbetur i vdekur si dhe një femër mori lëndime të rënda trupore si pasojë e rrëzimit të një peme (lisi) nga erërat e forta, Komuna e Prishtinës sot nisi prerjen dhe krasitjen e drunjve të dëmtuar.

Në lidhje me këtë ka reaguar njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti i cili tha se vlerësimi i rrezikut duhet të bëhet me kohë.

Ahmeti përmes një njoftimi për media tha se është dashur që të ketë viktima dhe të lënduar në mënyrë që Komuna e Prishtinës të intervenoj për të identifikuar dhe eliminuar drunjtë e dëmtuar që paraqesin rrezik për qytetarët.


“Pra, është dashtë që të kemi viktima dhe të lënduar në mënyrë që të intervenohet për të identifikuar dhe eliminuar drunjtë e dëmtuar që paraqesin rrezik për qytetarët”, ka thënë ai.

Tutje sipas tij, vlerësimi i rrezikut dhe marrja e masave për parandalimin e rreziqeve të mundshme duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe me kohë.

Policia jep detaje për vdekjen 30-vjeçarit në Prishtinë pas rrëzimit të lisit, si dhe gruas që mori lëndime serioze
Lexo po ashtu Policia jep detaje për vdekjen 30-vjeçarit në Prishtinë pas rrëzimit të lisit, si dhe gruas që mori lëndime serioze

“Siguria e qytetarëve është dhe duhet të jetë primare”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Ndryshe,  të hënën një person mbeti i vdekur si dhe një femër mori lëndime të rënda trupore si pasojë e rrëzimit të një peme (lisi) nga erërat e forta në Prishtinë. /Telegrafi/