LAJMI I FUNDIT:

Tahiri ia uron Kurtit rritjen e pagës: Hera e parë prej kohës së Bajram Rexhepit që kryeministri e rrit pagën me ligj

Tahiri ia uron Kurtit rritjen e pagës: Hera e parë prej kohës së Bajram Rexhepit që kryeministri e rrit pagën me ligj

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, fjalimin e tij në seancën e së enjtes në Kuvend e ka nisur me një urim për kryeministrin Albin Kurti.

Këtë të fundit dhe kabinetin qeveritar Tahiri i ka uruar për rritjen e pagës, pas përcaktimit të vlerës së koeficientit të Ligjit të Pagave për sektorin publik, raporton Telegrafi.

“Të nderuar kolegë deputetë, më lejoni që në emër tuajin dhe bashkërisht ta urojmë kryeministrin dhe kabinetin qeveritar për rritjen e pagës. Është hera e parë që kryeministri me ligj e ngrit pagën që prej përcaktimit të pagës së parë të kryeministrit, pra prej kohës së Bajram Rexhepit”, ka thënë shefi i deputetëve të PDK-së.


Ai tutje ka kritikuar partinë në pushtet për përcaktimin e vlerës së koeficientit duke thënë se “zbaritja e pagës së profesorit që përgatitë gjeneratat e reja dhe zbritja e pagës së gjyqtarit që dënon kriminelët është e papranueshme”.

“Ne si grup parlamentar i PDK-së pa dyshim që në mes të dy leximeve do t’i trajtojmë të gjitha këto çështje dhe shpresojmë që ju si deputetë të shumicës të reflektoni”, është shprehur tutje Tahiri.

Ndryshe, me ligjin e ri kryeministrit të Kosovës i është rritur paga mbi 250 euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?

Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori