LAJMI I FUNDIT:

Tadiq: Kam faj që nuk ju kërkova falje maqedonasve

Tadiq: Kam faj që nuk ju kërkova falje maqedonasve

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq i është bashkangjitur debatit për marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Serbisë, që kulmuan me tërheqjen e stafit të diplomacisë serbe nga Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Kam qenë shumë herë në Maqedoni si president dhe ka qenë e rëndësishme për mua që të zgjidhen disa çështje që është dashur t’i tejkalojmë. Një ndër çështjet kryesore është për çështjen me kishën. Kjo do të ishtë çështja që do të frenonte zhvillimin e përbashkët mes dy shteteve fqinje. Nga ana tjetër jemi të lidhur shpirtërisht nëpërmjet krijimit të famijeve të përbashkëta.” ka thënë mes tjerash Tadiq, në manifestimin për festivalin ”Vera e Ohrid” të mbajtur në Beograd.

”Kemi folur me historianë dhe shkencëtarë nga Maqedonia. Pas diskutimit me ta, e kam kuptuar se ndjehem fajtor se nuk ju kam kërkuar falje popullit maqedonas për të kaluarën që në njëfarë forme ka prekur interesat e tyre nga të bëmat e shtetit që përfaqësoja.” ka përfunduar Tadiq. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori