LAJMI I FUNDIT:

A do ta rrisë COVID-i çmimin e ushqimit në Maqedoni?

A do ta rrisë COVID-i çmimin e ushqimit në Maqedoni?

Kriza e shkaktuar nga COVID-19 ka rritur çmimin e grurit, i cili më parë varionte nga 11 deri në 13 denarë për kilogram, ndërsa tani është mes 14 dhe 15 denarë me tendencë për të vazhduar të rritet. Por kjo nuk po ndodh vetëm tek ne, por është trend kudo në botë.

A do të hamë bukë më të shtrenjtë? A do të blejmë ushqim më të shtrenjtë? Këto pyetje imponohen sepse edhe pas 10 muajsh asgjë nuk është e sigurt – deri kur do të zgjasë rreth pandemisë dhe sa “shkatërruese” do të ndikojë mbi ekonominë.

Mullisët thonë se deri më tani nuk ka pasur rritje të çmimeve të bukës dhe pastave, por si do të jetë më tej, nëse do të ketë ndonjë ndryshim, nuk mund të thuhet me siguri.


“Duke pasur parasysh që në përgjithësi e gjithë situata me COVID-in është e pasigurt, asgjë nuk përjashtohet, gjithçka është e mundur, madje edhe ndryshim i çmimeve. Kjo do të varet shumë nga çmimet e importit, ofertat, thotë për MIA-n, kryetari i Shoqatës së Industrisë së mullinjve dhe furrave të bukës në Odën Ekonomike të Maqedonisë, Goran Malishiq.

Sipas tij, rritja e çmimit të grurit po vazhdon prej disa muajsh sepse kërkesa për shkak të krizës së koronës është rritur.

“Vendet në të gjithë botën kanë filluar të rrisin rezervat e tyre të grurit, ndërsa Rusia ka vendosur taksë mbi eksportin e grurit. Të gjithë kanë frikë nëse do të kenë ushqim të mjaftueshëm. Çmimi është i qëndrueshëm tani për tani. Nëse tani importojmë nga Serbia, gruri kushton rreth 13.5 denarë për kilogram, me shpenzimet e përgjithshme. Dy muaj më parë ishte 12 denarë, pastaj u rrit në 14.5 denarë kur ishte në të vërtetë piku, ndërsa tani është zvogëluar përsëri për një denar”, thotë Malishiq.

Në treg, shtoi se nuk ka rritje sepse serbët kanë një prodhim të tepërt, për këtë arsye ata e mbajnë çmimin e miellit të pandryshuar si në kohën e korrjes. Nga ana tjetër, drithi i brendshëm, i cili ishte midis 10.5 – 11 denarë në korrje, arriti maksimumin prej 12.5 denarë. Në atë kohë importohej nga Serbia për maksimum 12 denarë, ndërsa çmimi i miellit (i zakonshëm, tip 500) ishte 15.5 – 16 denarë

“Gjatë gjithë kohës derisa çmimi i grurit po rritet në botë dhe në Serbi, serbët po na shesin miellin për 14 denarë sa kushton gruri në vendin tonë, normalisht me cilësi të deklaruar në mënyrë joadekuate. Ata praktikisht e mbajnë çmimin poshtë dhe kjo është arsyeja pse fabrikat tona funksionojnë me vetëm 20 për qind ose më pak”, shpjegon Malishiq.

Sipas kryetarit të Odës së Agro-biznesit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), Ognen Orovçanec, në bursat botërore, çmimi i një ton gruri shënon rritje dhe sillet midis 190 dhe 210 euro. Rritje shënon edhe çmimi i miellit të bagëtive.

Orovçanec beson se rritja e çmimit të produkteve themelore bujqësore sigurisht që do të shkaktojë një rritje të çmimeve të produkteve të përpunuara.

“Zakonisht, çmimi i grurit në këtë periudhë të vitit ishte rreth 140 euro për një ton. Në bursat botërore, çmimi i një ton gruri në këtë kohë të vitit zakonisht varionte rreth 140 euro për një ton dhe tani sillet midis 190 dhe 210 euro për ton. Rritje shënon edhe çmimi i miellit të bagëtive. Rritja e çmimit të produkteve themelore bujqësore, përkatësisht prodhimi primar sigurisht që do të shkaktojë rritje të çmimeve të produkteve të përpunuara. Paradoksi është se çmimi i lëndëve të para rritet në kushtet e konsumit të reduktuar. Shkurtimet e pagave dhe pushimet nga puna ulin fuqinë blerëse të qytetarëve. Konsumi gjithashtu zvogëlohet sepse sektori i hotelierisë operon në një mënyrë të reduktuar. Në mënyrë që të përmirësohet situata, duhet të merren masa për të stimuluar shpenzimet publike. Oda e Agro-biznesit gjithashtu bën thirrje që të paguhen më shpejt, subvencionet për bujqësinë”, deklaron Orovçanec.

Këshilltari për bujqësi në Odën Ekonomike, Vasko Ristovski tha për MIA-n se ndryshimet në çmimet e ushqimeve si rezultat i COVID-19 nuk priten. Ndryshimet janë të mundshme vetëm si rezultat i zhvillimeve të tregut, kryesisht në vendet e CEFTA-s dhe BE-së.

“Çmimet në periudhën e kaluar ishin relativisht të qëndrueshme dhe kjo ishte për shkak të furnizimit të rregullt me ​​lëndë të parë e cila në tregun evropian nuk pësoi ndryshime të çmimeve, madje edhe me produkte të caktuara çmimet u ulën. Sektori më kritik mbetet edhe mëtej industria e mullinjve dhe furrave të bukës. Për momentin, çmimet në tregun e grurit vendas dhe miellit të importuar serb janë barazuar, gjë që vë në pikëpyetje likuiditetin e mullisëve vendor”, tha Ristovski.

Gjatë krizës shëndetësore dhe ekonomike, puna e sektorit agro-ushqimor përgjithësisht u ngadalësua për shkak të rregullave të reja për kufizim të lëvizjes si përgjigje të pandemisë. Sfidat më të mëdha me të cilat përballet sektori kishin të bënin me organizimin dhe logjistikën e importit dhe eksportit të produkteve të tij, si dhe organizimin e proceseve aktuale bujqësore dhe të prodhimit në ndërmarrje për shkak të orëve të kufizuara të punës dhe lëvizjes. Siç vëren Ristovski, humbjet e sektorit agro-ushqimor në tremujorin e parë të vitit 2020 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019 vlerësohen në rreth 22-40 për qind. Për shkak të kësaj, sektori në vitin 2020 pret fitim të zvogëluar për 41-60 për qind.

Ulja e konsumit e evidentuar periudhën e kaluar dhe dhe recesioni global që kërcënon shumicën e vendeve të botës do të shkaktojë një tronditje të tregut me një rënie drastiken të çmimeve të ushqimeve, qëndron një raportin e përbashkët të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Agjencisë së Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.

Është vërtetuar gjithashtu që në 10 vitet e ardhshme, rritja e ofertës do të tejkalojë rritjen e kërkesës, duke bërë që çmimet reale të shumicës së produkteve të qëndrojnë të njëjta ose edhe nën nivelin e tyre.

Sipas raportit, në dhjetë vitet e ardhshme, prodhimi botëror i drithërave pritet të rritet për rreth 85 për qind. /Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori