LAJMI I FUNDIT:

Szunyog dhe shefi i EULEX-it vizitojnë fabrikat në Suharekë – BE mbështet prodhimin vendor

Szunyog dhe shefi i EULEX-it vizitojnë fabrikat në Suharekë – BE mbështet prodhimin vendor

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, së bashku me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, dhe ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së në Kosovë, kanë vizituar sot komunën e Suharekës.

Gjatë vizitës së tyre, ata u takuan me kryetarin Bali Muharremaj dhe ekipin e tij për të diskutuar çështje të ndryshme, duke përfshirë qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik, përfaqësimin e grave, çështje mjedisore dhe pozitën e komuniteteve joshumicë brenda komunës.

Ambasadori i BE-së në Kosovë e përgëzoi kryetarin e komunës për kualifikimin për Grantin e Performancës Komunale 2024 dhe për promovimin e balancës gjinore duke emëruar disa gra në pozita të larta.

“Gjithashtu e inkurajova kryetarin e komunës që të rrisë përfaqësimin e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë të Kosovës në shërbimin civil komunal, veçanërisht në Zyrën Komunale për Komunitete dhe Kthim”, tha ambasadori Szunyog.

Në kuadër të vizitës, delegacioni vizitoi edhe dy kompanitë e mbështetura nga BE-ja, “Graniti”, një fabrikë për përpunimin e drurit në Shirokë dhe “METAL FIX”, një kompani e përpunimit të metaleve.

Gjatë një turi të udhëhequr nga pronari i “Granitit”, delegacioni pa drejtpërdrejt ndikimin transformues të mbështetjes së BE-së për kompaninë vendase.

“Falë një granti të drejtpërdrejtë nga BE, kompania arriti të diversifikojë prodhimin e saj dhe të përmirësojë objektin e përpunimit të drurit. “Graniti” ishte një nga 40 ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që përfituan gjithsej 5 milionë euro grante”, thuhet në njoftimin për media.

Delegacioni vizitoi edhe “METAL FIX”, një kompani e mbështetur përmes një projekti të zbatuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Pronarët e saj shpjeguan se falë mbështetjes së BE-së, ata arritën të ulin kostot e prodhimit, të përmirësojnë kapacitetet e tyre prodhuese dhe të rrisin shëndetin dhe sigurinë në punë.

“Në total, ky projekt i zbatuar nga BERZH ka mbështetur 150 kompani me një shumë totale prej 30 milionë euro, nga të cilat 6 milionë euro janë grant i BE-së dhe 24 milionë euro kredi nga BERZH. Kjo mbështetje rezultoi në ruajtjen e rreth 4,000 vendeve të punës”, thuhet tutje në njoftim.

Në përfundim të vizitës, ambasadori i BE-së në Kosovë tha: “Është e jashtëzakonshme të shohësh rolin esencial të ndihmës së BE-së për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Kosovës. Si donatori më i madh i Kosovës, mbështetja e BE-së ka ndihmuar në stimulimin e rritjes, gjenerimin e vendeve të punës dhe rritjen e konkurrencës. Financimi i përgjithshëm i BE-së për zhvillimin e sektorit privat të Kosovës nga viti 2014 deri në vitin 2023 tejkalon 70 milionë euro.

Vizita e sotme në Suharekë u zhvillua në kuadër të vizitave nëpër komuna të BE-së, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të BE-së për të mbështetur zhvillimin politik dhe ekonomik në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Prishtina Ticket
Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori