LAJMI I FUNDIT:

SYTË E TU

SYTË E TU

Nga: Leonard Cohen
Përktheu: Flurans Ilia

Sytë e tu janë si elmaz
Ata përpiqen të më sakatojnë
E gjithë forca jote e futur në ‘to
sepse ti nuk e di si të bëhesh hero
Ke ngatërruar idetë
Nuk është heroi
Por tirani që përpiqesh të jesh
Prandaj dobësia
është kualiteti yt më tërheqës
Nuk kam asnjë parashikim për ty
Të rrezikshmit sytë e tu të zinj
ngulen drejt vajzës më të afërt
drejt më të afërtës pasqyrë
ndërsa ti shkon me shpresë
nga profesioni në profesion