LAJMI I FUNDIT:

Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, e ka mbrojtur mënyrën e lojës ndaj Anglisë.

Shqipëria u mposht 2-0, ndërsa pas ndeshjes ka reagime të shumta se kuqezinjtë luajtën aq shumë të tërhequr.


“Kemi studiuar Anglinë, është një nga kombëtaret më të forta. Ka dy mbrojtës të qendrës shumë të fortë”, deklaroi Sylvinho

“Është vetëm ndeshja e parë. Nuk është shumë e lehtë të fitosh në Wembley. Unë punoj për këtë. Këtu luajnë lojtarët më të mirë të botës, është e vështirë.”

Nuk ishin të frikësuar ndaj Anglisë, Gjimshiti tregon se çfarë nuk shkoi në Wembley
Lexo po ashtu Nuk ishin të frikësuar ndaj Anglisë, Gjimshiti tregon se çfarë nuk shkoi në Wembley

“Jam shumë i lumtur dhe krenar për gjithë lojtarët që u futën në fushë. Nëse në fushë nuk del i organizuar mund të përfundosh keq. Mund të pësosh edhe pesë gola. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Në 15 minuta ishim në lojë. Broja bëri punë të mirë. Mund të ishim afruar me barazimin, por shënuan golin e dytë dhe çdo gjë përfundoi”.

“Ne kemi përgatitur një mënyrë që të dilnim përpara nga presingu. Kishim vështirësi të dilnim përpara. Vetëm Uzuni mund të sulmonte hapësirat. Kemi gabuar në pasime për të dal nga zona. Kemi gabuar edhe në mënyrën e daljes. Është një kundërshtar i nivelit shumë të lartë. Anglia është shumë e fortë, teknikisht fantastike”.

“Ishte shumë e vështirë për mbrojtësit e krahut. Duhet të komplimentojë Alijin, por edhe Balliun që erdhi pa luajtur shumë minuta. Duhej të përballonte Rashfordin”, ka thënë Sylvinho. /TCH/

Në trend Sport

Më shumë
Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Kombëtarja e Shqipërisë
Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia

Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë
Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Përfaqësueset
Zbulohen prapaskenat: Atletico Madridi i ka raportuar në UEFA katër yjet e Real Madridit

Zbulohen prapaskenat: Atletico Madridi i ka raportuar në UEFA katër yjet e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori