LAJMI I FUNDIT:

Sylë Tahirsylaj tregon se çfarë moti do të mbajë gjatë javës së ardhshme

Sylë Tahirsylaj tregon se çfarë moti do të mbajë gjatë javës së ardhshme

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar Sylë Tahirsylaj,  në një prononcim për Telegrafin ka thënë se temperaturat në vikend  do të jenë relativisht të ngrohta.

Tahirsylaj theksoi se temperaturat minimale janë luhatur nga -10 gradë celsius deri minus 1 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet do të shkojnë deri +5 gradë celsius.

“Nën ndikimin e masave të buta, në rajonin perëndimor masat janë relativisht të ngrohta. Temperaturat minimale janë luhatur nga -10 gradë celsius deri minus 1 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet do të shkojnë deri +5 gradë celsius. Nuk do të ketë reshje atmosferike. Në orët e para të ditës ka pasur mjegull, e cila gjatë ditës do të jetë e qëndrueshme”, ka thënë ai, për Telegrafin.


Ndërsa, duke folur për motin që do të mbajë javën e ardhshme, eksperti i meteorologjisë tha se të hënën do të ketë reshje shiu, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë edhe reshje bore.

“Do të ketë ngritje të temperaturave +7 dhe – 4 gradë celsius, deri në fund të javës. Era do fryjë nga jugu dhe jug-perëndimi nga 1-5 m/s”, tha Tahirsylaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori