LAJMI I FUNDIT:

Svetlana Polyakova – dashnorja e Lavrovit me ndikim në Ministrinë e Jashtme ruse, posedon miliona dollarë pasuri të pashpjegueshme

Svetlana Polyakova – dashnorja e Lavrovit me ndikim në Ministrinë e Jashtme ruse, posedon miliona dollarë pasuri të pashpjegueshme
Svetlana Polyakova, dashnorja e Ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka një dashnore të fshehtë e cila ushtron ndikim të rëndësishëm brenda ministrisë dhe zotëron disa prona luksoze.

Sipas një hulumtimi të botuar në mediet ruse, Svetlana Polyakova, e cila punon në Ministrinë e Jashtme që nga viti 2014, ka një marrëdhënie “të gjatë dhe shumë të ngushtë” me Lavrovin.


iStories në artikull raporton se Polyakova dhe familja e saj posedojnë prona në Rusi dhe Britani të Madhe me vlerë mbi 1 miliard rubla [13.7 milionë dollarë] përveç një flote të makinave luksoze. Sipas medias ruse, Këto pasuri të shtrenjta nuk përputhen me pagën modeste të Polyakovas në Ministrinë e Jashtme dhe bizneset e saj të tjera.

Polyakova ka emëruar disa miq të ngushtë në pozicionet kryesore të Ministrisë së Jashtme ruse, ndërsa zyrtarët që kundërshtojnë këto emërime janë të detyruar të japin dorëheqje.

Gjithashtu është zbuluar se disa nga miqtë e Polyakova e identifikuan atë si “Svetlana Lavrova” në kontaktet e tyre telefonike.

Nga regjistrat e fluturimeve të marra nga iStories, çifti ka realizuar disa udhëtime së bashku, përfshirë edhe atë në qytetin turistik jugor rus të Soçit, ku Polyakova dyshohet se zotëron një apartament në vlerë prej 50 milion rubla [685,750 dollarë] në një ndërtesë elitare në bregdetin e Detit të Zi.

Rezidencat Prechistenka 13, Moskë

Ajo zotëron një apartament në një nga adresat më prestigjioze dhe të shtrenjta të Moskës, Prechistenka 13, të cilën iStories e vlerëson se mund të vlej rreth 9.5 milion dollarë.

Vajza e Polyakova, Polina, ka studiuar “Imperial College College School” në Londër dhe që atëherë është bërë banore britanike. Në moshën 21 vjeçe, Polina thuhet se ka nënshkruar një qira 999-vjeçare në një apartament në lagjen Kensington të Londrës për 4.4 milionë funta.

Publiku identifikoi Polyakovan përmes një videoje të realizuar në dhjetor të vitit 2014 nga ceremonia e shenjtërimit të një katedrale ortodokse të restauruar, ku ajo identifikohet me emrin e saj të plotë dhe si punonjëse e Ministrisë së Jashtme. Në një video tjetër, ajo mund të shihet së bashku me Lavrovin dhe presidentin Vladimir Putin në një turne në katedrale.

“Duhet të kalosh shumë miratime për të qenë pranë presidentit gjatë ngjarjeve të tilla me një numër të kufizuar pjesëmarrësish, dhe fakti që Polyakova u përfshi në ‘rrethimin elitar’, kjo flet për statusin e saj të veçantë”, ka shkruar iStories.

Ndërtesa në qytetin turistik rus të Soçit, ku Polyakova zotëron një apartament

Në dhjetor të vitit 2014, Polyakova u njoh nga udhëheqësi i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill për rolin e saj në restaurimin e kishës së Shën Sergjit të Radonezhit në Tsarskoye Selo. Në zgjedhjet e 19 shtatorit, partia qeverisëse pro-Kremlin, “Rusia e Bashkuar” do të kërkojë të ruajë shumicën e saj, pavarësisht vlerësimeve të ulëta të publikut.

Presidenti Putin emëroi Lavrovin dhe figura të tjera me vlerësime të larta për të kryesuar listën e kandidatëve të partisë “Rusia e Bashkuar” në fletëvotim. Të qënurit në listë nuk e detyron Lavrovin të marrë një vend në legjislaturë edhe nëse zgjidhet.

Kryeredaktori i iStories, Roman Anin, i parapriu hetimit duke thënë se elita qeverisëse ruse ka frikë nga gazetaria hulumtuese e pavarur e cila ekspozon korrupsionin e përhapur, prandaj Kremlini nisi një gjueti shtrigash ndaj “agjentëve të huaj“.

“Për shumë vite, Sergei Lavrov, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka qenë një nga ministrat më të njohur të vendit, kështu që presidenti Vladimir Putin u kërkoi të dy zyrtarëve të hyjnë në listën federale të partisë Rusia e Bashkuar në zgjedhjet e ardhshme të Dumës”, ka shkruar Anin. /RTK/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori