LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Vulin ishte njëra nga lidhjet Beograd-Moskë, promotor i idesë ‘Bota Serbe’

Sveçla: Vulin ishte njëra nga lidhjet Beograd-Moskë, promotor i idesë ‘Bota Serbe’
Foto: Arkiv

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA) Aleksandar Vulin, është bërë pjesë e listës së personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Vulin, mbetet një ndërmjetësues i presidentëve Putin e Vuçiq, që duhet mbajtur mend si një ndër promotorët kyçë të “Botës serbe”.

Prezencën e Vulinit në “Konferencën e sigurisë” në Moskë, Sveçla e quajti “provë” të shërbimit të Serbisë si vegël nga ana e Rusisë.


“Nuk na bëhet qejfi që në pozita qeverisëse në Serbi ka kriminelë, sepse ne si Kosovë nuk dëshirojmë të keqen e askujt. Qejfi do të na bëhej po të kishim politikanë të përgjegjshëm, mendjehapur dhe të pakorruptuar te të gjithë vendet fqinj…. Vulini është vetëm njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën, vetëm njëri nga ndërmjetësit që bëjnë bashkë Vuçiqin e Putinin”.

SHBA-ja sanksionon Aleksandar Vulinin
Lexo po ashtu SHBA-ja sanksionon Aleksandar Vulinin

“Kohët e fundit, Vulini kishte marrë pjesë dhe në ‘konferencën e sigurisë’ të organizuar në Moskë. Kjo është thjesht prova dhe dëshmia e radhës se Serbia, për sa kohë udhëhiqet nga një politikë e pademillosheviqizuar, shërben si vegël e Rusisë për destabilizim të Ballkanit. Klika e përfaqësuar nga Vuçiqi e Vulini e aleatët e tyre janë sputnikë të Kremlinit, edhe pse vazhdimisht luajnë lojën e ‘të paangazhuarve’. Me rëndësi është dhe të kujtojmë që Vulini, i sanksionuar sot nga SHBA-të, njihet dhe si një nga promotorët kryesorë të idesë të ‘Botës Serbe’, frymëzuar nga ideja e ‘Botës Ruse’”, ka shkruar Sveçla.

Në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Thesarit,  thuhet se Vulin kishte shfrytëzuar pozicionin e tij për të lehtësuar aktivitetet politike dhe interesat personale dhe për rrjedhojë, kishte lehtësuar aktivitetet ruse në Serbi dhe rajon, duke cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Vulin ishte përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës gjersa përmendet edhe qëndrimi i tij prorus.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori