LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Sulmi ndaj Kongresit Amerikan nuk mund të krahasohet me hedhjen gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Sveçla: Sulmi ndaj Kongresit Amerikan nuk mund të krahasohet me hedhjen gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, nuk i ka pëlqyer deklarata e ish ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie,  i cili situatën e krijuar ditë më parë në Kongresin Amerikan e ka krahasuar me atë në Kosovë, kur Lëvizja Vetëvendosje hidhte gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ditëve të fundit, pas shkeljes së integritetit të Kongresit dhe Senatit amerikan, ka tendenca dashakeqëse të krahasojnë këtë sulm kriminal me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Po them dashakeqës sepse nuk ka asgjë të ngjashme mes këtyre dy ngjarjeve”.


“Së pari në shtëpinë e përfaqësuesve në Washington, banda të organizuara sulmuan ndërtesën dhe seriozisht rrezikuan jetën e senatorëve, kongresmenëve dhe personalit”, ka shkruar Sveçla, përcjell Telegrafi.

Më tej Sveçla ka thënë se “hedhjen e gazit në parlamentin e Kosovës e kemi bërë ne përfaqësuesit e popullit të Kosovës dhe askush nuk ka hyrë me dhunë nga jashtë”.

“Motivi i sulmit në Washington ishte mbajtja e pushtetit me çdo kusht të një personi që humbi zgjedhjet e lira atje, kurse ne bëmë aksion simbolik për të mbrojtur 8200 hektar të territorit të vendit tonë. Për dallim nga atje, edhe pse padrejtësisht, në momentin kur qeveria legjitime Kurti u rrëzua, ne paqësisht dorëzuam detyrën”.

“Nga dhuna në Kapitoll, pesë jetë u humbën, mes tyre edhe një polic, kurse nga aksioni yne me gaz lotsjellës nuk u dëmtua askush”, ka shkruar ai.

“Poqese dëshirojmë një krahasim meritor, atëherë ai duhet bërë me hyrjen e bandave fashiste në parlamentin e Maqedonisë në prill të 2017-tës, të cilët dhunshëm deshën të ndalin bërjen e një shqiptari, kryetar legjitim të këtij parlamenti. Pra, krahasimet në këtë rast tregojnë shumë për këdo që i bën ato”, ka shkruar Sveçla.

Ndërsa, ish ambasadori amerikan në Kosovë, Delawie duke kujtuar fillimet e punës së tij në Kosovë, kur Lëvizja Vetëvendosje hidhte gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit, ka thënë se “Ngjarja e sotme në Capitol Hill më kujton muajt e mi të parë në Kosovë,  në vitin 2015 kur disa politikanë hodhën gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit për t’i bllokuar deputetët. Ashtu si sot, politikanët ishin të gatshëm ta japin demokracinë për ta arritur pushtetin”.

Delawie në një postim në Twitter ka thënë se Kosova ka arritur ra ruajë demokracinë duke  e pasur model SHBA-në, megjithatë e ka vënë në pikëpyetje se a do të kenë model tash e tutje shtetet e tjera.

“Demokracia e Kosovës mbijetoi. Kosovarët kanë synuar që shteti i tyre të jetë si SHBA-ja. Me kryengritjen e sotme, të inspiruar nga Trumpi, a do të na kenë model shtetet e tjera? Ndoshta, pasi përpjekja është mposhtur. Megjithatë, unë dyshoj”, ka vazhduar tutje Delawie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori