Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë hapëse të Konferencës Ndërkombëtare për Administratë Publike, “KosovaPAR2024”, ku theksoi përparimet e bëra në reformimin e administratës publike dhe rëndësinë e këtyre reformave për rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Sveçla nënvizoi progresin në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave politike dhe civile, luftës kundër korrupsionit, si dhe lirisë së shtypit.
Ai vuri në pah përmirësimet e dukshme në administratën publike, veçanërisht në rritjen e numrit të shërbimeve digjitale të ofruara për qytetarët përmes platformës e-Kosova, që nga 120 shërbime në vitin e kaluar në mbi 180 shërbime këtë vit.
“Një përparim i rëndësishëm është bërë në përfshirjen e grave në administratë, ku 63.3% e zyrtarëve të rekrutuar këtë vit janë gra,” tha Sveçla, duke theksuar angazhimin për barazinë gjinore dhe krijimin e mundësive të barabarta.
Ai gjithashtu përmendi sfidat që mbeten, duke përfshirë menaxhimin e burimeve njerëzore, dhe njoftoi planet për krijimin e Shkollës Kombëtare të Administratës Publike në bashkëpunim me bordin këshillues për administratë publike.
Sveçla theksoi se kjo shkollë do të shërbejë si model për rajonin.
Në përfundim, ministri falënderoi pjesëmarrësit dhe shprehu përkushtimin e institucioneve për vazhdimin e reformave në administratë publike.
Fjalimi i tij i plotë:
Mirëserdhët në Konferencën e dytë ndërkombëtare për Administratë publike KosovaPAR2024. Prania juaj për të dytën herë brenda një viti, tregon përkushtimin tuaj për suksesin e konferencës.
Ju falënderoj të gjithëve për ardhjen tuaj dhe pjesëmarrjen aktive në diskutimet rreth transformimit dhe modernizimit të administratës publike.
Në vitin e kaluar, konferenca trajtoi temën “Reformat në administratën publike për qeverisje fleksibile dhe të qëndrueshme”. Këtë vit, kemi zgjeruar temën për të shqyrtuar nëse përpjekjet për reforma burojnë nga nevoja për të kapur hapin e humbur apo për të avancuar më tutje. Për mendimin tim, të dyja këto qëndrojnë. Jo vetëm që gjendja në administratë është përmirësuar dhe është në drejtimin e duhur, por gjendja në përgjithësi në Kosovë, qoftë në aspektin ekonomik, shtet ligjor e demokraci është dukshëm më premtuese.
Republika e Kosovës renditet e para në Ballkanin Perëndimor për përmirësimin e sundimit të ligjit nga Projekti Botëror i Drejtësisë; për përmirësimin e të drejtave politike dhe lirive civile nga Freedom House; për avancimin në luftën kundër korrupsionit nga Transparency International; dhe për lirinë e shtypit nga Reporterët pa Kufij e shumë procese të tjera.
Pavarësisht sfidave edhe në fushën e administratës publike, kemi arritur një progres të rëndësishëm. Është shënuar përparim në implementimin e ligjit të pagave dhe të zyrtarëve publik, duke shtyrë përpara procesin e reformave të nevojshme në administratë, me synimin e modernizimit, profesionalizimit si dhe ofrimit të shërbimeve cilësore dhe të shpejta në administratën publike. Të gjitha këto në shërbim të përkushtimit tonë drejt integrimit në BE.
Gjithashtu, është shënuar progres dhe në ristrukturimi i ministrive dhe agjencive e me theks të veçantë në fushën e digjitalizimit të procedurave administrative dhe shërbimeve publike.
Në krahasim me gjendjen e vitit të kaluar kur ofroheshin rreth 120 shërbime publike, sot platforma digjitale e-Kosova i ofron mundësinë qytetarëve qasje në mbi 180 shërbime, apo rritje prej 50% në ofrimin e shërbimeve digjitale.
Një tjetër aspekt pozitiv në trendin e përgjithshëm është padyshim zvogëlimi i hendekut në administratë mes përfshirjes së grave dhe burrave. Gjatë vitit 2023 kanë qenë 48.3% gra të punësuara në administratë publike, ndërsa këtë vit, 63.3% e zyrtarëve të rekrutuar në administratë publike janë gra. Padyshim se kjo rritje është edhe si rrjedhojë e ligjit të ri për zyrtarët publik që ka krijuar mundësi të barabarta për të gjithë dhe hapjen e administratës, për një brez të ri që sjellin energji dhe njohuri të reja në administratë publike. Ky është një tregues i përparimeve që kemi bërë për barazinë gjinore dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë.
Megjithatë sfidat mbeten andaj takimet si këto përveç se na mundësojnë diskutimet rreth tyre, ndihmojnë dhe në ofrimin e rekomandimeve konkrete dhe profesionale në rrugën përpara.
Padyshim se dhe për një kohë, sfida më e madhe do të mbetet kryesisht në menaxhimin e burimeve njerëzore. Andaj, po punojmë të jetësojmë krijimin e një Shkolle Kombëtare të Administratës Publike, në bashkëpunim të ngushtë me bordin këshillues për administratë publike. Kjo shkollë, e cila do të tejkalojë kapacitetet e Institutit të Administratës Publike (IKAP) do të shërbejë si model për rajonin.
Të nderuar pjesëmarrës,
Kosova ka bërë përparime të rëndësishme falë përkushtimit të institucioneve tona dhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë dhe shumë miqve dhe profesionistëve. Andaj, duke qenë të vetëdijshëm se reformat në administratën publike janë një element kyç për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë dhe për ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme, angazhimi ynë do të jetë maksimal.
Ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj dhe ju uroj punime të suksesshme në këtë konferencë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës