LAJMI I FUNDIT:

Sveçla i reagon Vuçiqit për njerëzit e uniformuar në veri të Kosovës, publikon video duke u shpërdarë armë të gjata  

Sveçla i reagon Vuçiqit për njerëzit e uniformuar në veri të Kosovës, publikon video duke u shpërdarë armë të gjata  

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka prezantuar një video ku shihen disa persona duke transportuar armë të gjatë në Mitrovicë.

Duke iu referuar një deklarate të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Kuvendin e Serbisë, ku ai pranoi ekzistencën e grupeve të maskuara në veri të Kosovës, Sveçla tha se këto grupe në masë të madhe janë infiltruar në Kosovë nga territori i Serbisë.


Vuçiqi në fjalimin e tij në Kuvendin e Serbisë tha se për herë të parë u shfaqën në veri “serb të uniformuar me uniforma të reja e të vjetra për të mbrojtur banorët lokal nga agresorët [Policia e Kosovës]”.

Sipas tij ata pavarësisht se ishin të paarmatosur u përshëndetën nga burrat dhe gratë serbe dhe u panë si “shpëtimtarë”.

Mirëpo Sveçla tha se e vërteta është se mes 31 korrikut dhe 1 gushtit në Mitrovicën e veriut u shpërndanë armë të gjata derisa Policia e Kosovës u sulmua me municion vdekjeprurës.

“Janë duke u bërë hetime intensive për këto çështje, andaj edhe do të isha pak i rezervuar për këtë. Por, ne në vazhdimësi kemi thënë që të gjitha grupet të cilat janë të organizuara në drejtim të luftimit të shtrirjes së sovranitetit dhe ruajtjes së integritetit territorial të institucioneve të Kosovës, jo vetëm se janë të cytura, por janë edhe të financuara e të udhëhequra nga Aleksandër Vuçiq dhe qeveria e Serbisë. Dhe kemi dëshmi për prezencë të grupeve të armatosura, të uniformuara me maska në natën e 31 korrikut. Instituic0net tona janë të përkushtuara që t’i identifikojnë të gjithë ata. Është hera e parë që edhe vet presidenti i Serbisë konfirmon një gjë të cilën ne e kemi thënë para një kohe”, ka deklaruar Sveçla për rastin në fjalë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori