LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet nga puna drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj

Suspendohet nga puna drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj

Burim Buleshkaj, ushtrues detyre i Drejtorit të Burgut të Sigurisë të Lartë, është suspenduar nga puna.

Lajmin për suspendimin e Buleshkajt, e ka konfirmuar për Telegrafin, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Nehat Thaçi.


Thaqi ka thënë se deri tek suspendimi i Buleshkajt ka ardhur pas publikimit të një fotografie në media, ku shihet se nuk ka respektuar masat e distancës.

Thaqi gjithashtu ka theksuar se është ngritur komision hetimor lidhur me këtë çështje.

“Po është suspenduar, suspendimi i tij ka ardhur pas publikimit të një fotografie në media ku shihet se personi në fjalë nuk ka respektuar masat e distancës. Suspendimi i tij do të zgjasë deri në vendimin që do të marrë komisioni hetimor i cili është ngritur për ta trajtuar këtë çështje”, ka thënë Thaçi.

Suspendohet komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës
Lexo po ashtu Suspendohet komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës

Drejtori Buleshkaj është pezulluar nga puna për shkak që i njëjti ka shkelur masat e vendosura nga organet e rendit dhe Qeveria e Kosovës për anulimin dhe mospmarrjen pjesë në ahengje apo aktivitete të ndryshme në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë COVID-19.

Në një aktivitet që dyshohet se ka ndodhur të shtunën, Burim Buleshkaj nën shoqërinë e vëllait të Presidentit Hashim Thaçi, Shefit të Njësive Speciale Amir Gërguri dhe disa personave të tjerë është parë në një fotografi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori