Inspektorati Policor i Kosovës është duke identifikuar edhe policët e tjerë që me uniformë morën pjesë për ngushëllime tek familja e Faton Hajrizit, veprim për të cilin është suspenduar nga puna komandanti i Stacionit Policor në Skënderaj, Muhamet Kajtazi. Këtë veprim po e konsideron të padrejtë kryetari i komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha.
Shkuarja për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit i ka kushtuar me suspendim, komandantit të Stacionit Policor në Skënderaj, Muhamet Kajtazit.
“Sjellje e rëndë diskredituese” ishte shkelja që sipas Inspektoratit Policor të Kosovës dërgoi në suspendimin e tij, pas ngushëllimeve në fëmiljen e Faton Hajrizit.
Me Kajtazin ishin edhe disa zyrtarë të tjerë policor, ndaj të cilëve nuk janë marrë masa e në bazë të një përgjigjeje të IPK-së, kjo është vetëm çështje kohe.
“IPK është në proces të verifikimit dhe analizimit të fotografive për të identifikuar zyrtarët tjerë policorë,Inspektorati Policor ka filluar hetim disiplinor nën dyshimin se togeri policor së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese” e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës, hetuesit e IPK-së pritet që në kuadër të angazhimeve për këtë rast të intervistojnë togerin policor e pastaj edhe zyrtarët e tjerë pas identifikimit të tyre”.
Këtë vendim të IPK-së e shpjegon avokati Yll Zekaj.
“Sipas IPK-së, veprimet e komandantit të Policisë së Kosovës kanë rënë ndesh faktikisht me, me dispozitat e udhëzuesit për shkelje ligjore, përkatësisht në kuadër të shkeljeve të rënda janë edhe shkeljet diskredituese, e në kuadër të këtyre shkeljeve hynë kryesisht 33 veprime për të cilat për zyrtarët e policisë konsiderohen shkelje të rënda”, ka thënë Yll Zekaj, avokat.
Megjithatë i padrejtë një veprim i tillë i IPK-së po cilësohet nga deputeti Bekë Berisha, që udhëheq edhe Komisionin për Siguri.
“Shteti i Kosovës e ka suspendu, një komandant të policisë, veçse ka shku për ngushëllime te një familje fisnike, dhe e ndershme. A mundet me më tregu dikush prej Inspektoratit, dhe prej policisë çfarë krimi ka bërë një komandant që e ka bërënjë veprim krejt njerëzor’, ka deklaruar Bekë Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës.
Të dielën e javës së kaluar Faton Hajrizi u varros në fshatin e tij të lindjes, ku u panë edhe numër i madh qytetarësh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit