Ylli spanjoll, Suso ka zbuluar se ka pasur katër ose pesë oferta për të këtë verë, por Rossonerët i kanë refuzuar të gjitha.

24-vjeçari është pjesë e klubit nga San Siro që nga viti 2015, kur nënshkroi nga Liverpooli për një shifër simbolike.


Paraqitjet e tij për klubin kuqezi e kanë parë atë të lidhet me një numër të madh klubesh evropiane, por spanjolli këmbëngul se 'e do' ekipin e tij aktual.

"Kemi pasur oferta të ndryshme, katër ose pesë. Por, klubi nuk ishte i përgatitur për të negociuar", ka thënë fillimisht Suso gjatë një interviste të gjatë me gazetën Marca.

Suso Suso duke festuar një gol me Milanin (Getty Images)

"Gjithmonë them se e dua Milanin dhe familja ime është shumë e lumtur këtu".

"Me pronarët e rinj, ne do të ulemi përsëri për të diskutuar një tjetër rinovim. U rinovova në nëntor dhe nëse ka mundësi do ta bëja sërish".

"Ndonëse Juventusi dominon me tituj për momentin, ju ndjeheni dhe e dini se Milani është një nga klubet më të mira".

"Më bën të lumtur të them se kam qenë një lojtar i rëndësishëm për Milanin", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

telegrafi sport app