Arrin ekskluzivisht në Auto Sherreti super vetura Lamborghini Urus – definicion i luksit dhe komoditetit
Pritja e madhe për superveturën që vjen në formë të SUV, ka marrë fund – vetura e re nga Lamborghini ka arritur në Kosovë dhe Urus duket më bukur se kurrë në showroomin e Auto Sherreti, që ekskluzivisht sjell modelin më të ri nga Lamborghini në vendin tonë.
Çka është Lamborghini Urus?
Ka kaluar kohë e konsiderueshme që prej se Lamborghini ka sjellë një veturë për terrene të vështira, por pritja 32 vjeçare ka marrë fund pasi SUV është rikthyer në radhën e modeleve të prodhuesit të super veturave me modelin e ri Urus.
Duke qenë se është një veturë krejt ndryshe për dallim nga veturat me dy ulëse të Lamborghinit të bazuara në performancë, Urus pritet që të tërheqë vëmendjen e blerësve që nuk do ta mendonin blerjen e një Lamborghini.
Pasi që SUV-të dominojnë ende në tregun e veturave, ekziston një mundësi shumë e fortë që Urus të bëhet vetura më e shitur ndonjëherë e brendit në fjalë, duke mposhtur lehtësisht rekordin e Lamborghini Gallardos (14.022 njësi të shitura).
Motori
Së pari vjen motori katër litërsh V8 që derivon nga Grupi VW i përdorur edhe në Porsche Cayenne Turbo dhe që është bashkëdyzuar me një transmision automatik prej tetë shpejtësive.
Duke parë që veçoria “turbo” është e pa zakontë për Lamborghinin, fuqia e motorit natyrisht se nuk është. Motori me 641 kuaj-kuqi e bën Urus më optent se sa supervetura Lamborghini Huracan.
Me një fuqi të tillë, performanca e Urus është e jashtëzakonshme: Urus mund të shkojë nga 0 deri 100 kilometra në orë për 3.6 sekonda dhe të arrijë top shpejtësinë prej 304 kilometra në orë.
Blerësit sipas të gjitha gjasave nuk do të brengosen për shpenzimet, por për rekordin që do ta arrijnë me performancën e kësaj super veture në formë të SUV – shpenzimet e karburantit shkojnë deri në 10.60 litra për 100 kilometra.
Dizajni
Lamborghini Urus ka një dizajn të mprehtë, të përshtatshëm dhe në linjë me shumë shpirtra – shpirtin sportiv, të elegancës dhe të terreneve të vështira.
Sipërfaqet ‘muskulare’ e bëjnë të reflektojë fuqi dhe vet-siguri, teksa gomat e përziera e mundësojnë dukjen e një super veture sportive luksoze. Të gjitha pjesët janë të dizajnuara me vëmendje të qartë ndaj funksionalitetit.
Specifikat kryesore
Motori: 4.0-litra V8
Transmisioni: 8 shpejtësi automatik
Kuaj-fuqi: 650
Pesha: 2200 kg
0-100 KM/h: 3.6 sekonda
shpejtësia maksimale: 304 km/h
Nightvision
Ulëse me ngrohje para dhe prapa
I hapur në pjesën lartë – Panorama
Zërimi: Bang & Olufsen
Sa praktik është Lamborghini Urus?
Pa ndonjë befasi të madhe, Lamborghini Urus është vetura më praktike që e ka realizuar kjo kompani. Duke qenë në gjendje që të akomodojë më shumë se dy njerëz (vetura mund të specifikohet si me katër ose pesë ulëse), Lamborghini Urus pa ndonjë befasi ka hapësirë të madhe të brendshme, përkundër dizajnit mjaft të mprehtë.
Shumë pak prej blerësve të Lamborghini Urus që do të planifikojnë të marrin SUV-në e tyre në rrugëtime të vështira, e dinë se vetura e tyre mund të përballojë terrenin e vështirë.
Urus nga tani në Auto Sherreti
Lamborghini Urus ka arritur menjëherë në vendin tonë dhe këtë e ka mundësuar ekskluzivisht auto salloni, Auto Sherreti.
Brendi i super veturave, Lamborghini, ka konfirmuar se për Urusin ka rekord të kërkesës anë e mbanë globit dhe koha e pritjes deri në realizimin e të gjitha para-porosive mund të shkojë deri në 9 muaj.
Kënaqësinë ultimative të vështrimit nga afër të SUV më të mirë në botë nga Lamborghini e ofron Auto Sherreti, që edhe më tej dëshmon lidershipin ofrimin e veturave më të kërkuara dhe më të sofistikuara të kohës.
Auto Sherreti gjendet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj dhe së fundmi ka sjellë hapësirë të re, jashtëzakonisht të bukur të showroomit ku edhe gjendet Lamborghini Urus. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMazda MX-5 Miata do të ketë teknologji hibre
Befasi për drejtuesit e mjeteve në Gjermani: Policia ka një strategji të re me kamerat e shpejtësisë
Vetura që u përdor në filmin “Dictator”, shitet për 1.05 milion euro – ka targa të floririt dhe e tëra është e blinduar
Rekord i ri botëror, vetura më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë tejkalon 500 km/h
Audi prezanton konceptin Activesphere që transformohet në pick-up
Si të hiqni vinjetat nga xhami i përparmë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova