LAJMI I FUNDIT:

Superliga rikthehet me derbin Drita-Prishtina

Superliga rikthehet me derbin Drita-Prishtina

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë mesjavë pas mungesës në fundjavën që lamë pas, si pasojë e vendimit për pezullimin e sportit në kuadër ta masave kundër pandemisë së coronavirusit.

Përballja kryesore e xhiros së 12-të zhvillohet të martën në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, ku Drita është nikoqire e Prishtinës.

Kampioni i Kosovës ka katër pikë më pak se lideri Ballkani në tabelë, mirëpo i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Në anën tjetër, bardhekaltrit pozicionohen në vend të pestë në tabelë me 14 pikë të arkëtuara.


Skuadra e fundit në tabelë, Llapi, do të përpiqet të bëjë një dalje nga kriza në takimin përballë Trepçës ’89 që ndodhet në vend të gjashtë.

Sfida tjetër e të martës është derbi lokal ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit. Drenica mban vendin e katërt në tabelë dhe ka tri pikë më shumë se ish-kampionin që ndodhet në pozitën e shtatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori