‘Super Bowl’ ka nderuar Kobe Bryant, vazjën e tij Giannan dhe shtatë personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur para më shumë se një jave.

Lojtarët e Kansas City dhe ata të San Francisco 49ers ishin rreshtuar për të mbajtur një minutë heshtje në nderim të gjithë viktimave që humbën jetë nga aksidenti tragjik me helikopter.


Të dyja skuadrat formuan një rresht 24 metra të gjatë në nderim të Kobe Bryant që po ashtu mbante numrin 24 në fanellë të LA Lakers, derisa edhe tifozët kishin veshur fanellën e legjendës.

24220992 7959355 image a 6 1580686354131 Foto: Daily Mail

“Zonja dhe zotërinj, ju lutem na bashkoheni në një minutë heshtje të 49ers, zyrtarëve dhe Ligës Nacionale të Futbollit, që të shprehim ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në javën e kaluar...Ata nuk do të harrohen kurrë”, ishte mesazhi i shfaqur në stadiumin Hard Rock Stadium.

24220812 7959355 Kansas City Chiefs Demarcus Robinson wears cleats honoring Kobe  a 8 1580686354395 Foto: Daily Mail

Pas njoftimit të bërë, në ekranet e dy televizorëve gjigant u shfaq fotografia e Kobe dhe vajzës së tij 13-vjeçare që humbën jetën në atë aksident.

Në dy televizorët e tjerë u shfaq fotografia e legjenda e Minnesota Vikings dhe Pro Footballa Hall Famer, Chris Doleman, që ndërroi jetë në javën e kaluar.

24220996 7959355 The teams line up during the tribute to Kobe Bryant and former M a 5 1580686354129 Foto: Daily Mail

Lojtarët e të dyja skuadrave kanë fanellat dhe këpucët e tyre kishin shkruar ‘Mamba Out’, Prehu në paqe’, e disa thënie të tjera.

NFL ka njoftuar se në helmetat e lojtarëve janë autografe që të ndihmojnë fondacionin ‘The Mamba Sports Foundation’. Lojtarët që kanë vendosur t’i shesin helmetat e tyre janë si, MVP i NFL-s Lamar Jackson, Peyton Manning, Jennifer Lopez, Shakira, Ciara and Russell Wilson, Stephon Gilmore, Shaquill dhe Shaquem Griffin, John Harbaugh, Christian McCaffrey, Kyler Murray, Paul Rudd, Deion Sanders, Michael Thomas, dhe të gjithë anëtarët e2020 Pro Football Hall of Fame. /Telegrafi/

24220808 7959355 San Francisco 49ers wide receiver Dante Pettis wears cheats hono a 9 1580686354436 Foto: Daily Mail

24220796 7959355 San Francisco 49ers wide receiver Emmanuel Sanders wears cheats  a 7 1580686354328

24221000 7959355 image a 28 1580688191715

24221002 7959355 image a 31 1580688198648

telegrafi sport app