Super aksion i Kosovës, Milot Rashica kthehet te goli

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Maltës në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Austri.
Të besuarit e Bernard Challandes e nisën shumë mirë ndeshje, duke radhitur disa raste.
Por goli erdhi në minutën e 18-të të takimit nga një super aksion i organizuar nga faza e sulmit.
Arbër Zeneli merr bukur një top në mesfushë, gjen në krahun e djathtë Lirim Kastratin, i cili asiston edhe më mirë te Milot Rashica i cili i vetëm shënon për 1-0.
Kosova vetëm sa ka shtuar presionin drejt portës kundërshtare për të gjetur edhe golin e dytë./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































