Një pjatë e parezistueshme që do ta përgatitni gjatë gjithë kohës! Përbërësit:- 100 g fasule të bardhë;- 3 lugë vaj;- 1 lugë miell;- 1 qepë e vogël e grirë imët;- 1 lugë e vogël spec të bluar;- 1 fletë dafine;- 1 lugë rrepkë të grirë imët;- piper;- kripë.Përgatitja:

Fasulen zhyteni në ujë dhe lëreni të qëndrojë, lajeni dhe kullojeni.


Fasulen dhe fletën e dafinës zieni derisa të zbutet. Ndani anash dy lugë fasule të zier. Pjesën e mbetur bashkojeni me ujë.

Shtoni piper sipas dëshirës.
Miellin kaurdiseni në vaj deri sa të marrë ngjyrë të errët, shtoni qepën dhe specin e kuq. Përzieni me fasule.

Përzieni fasulen, hidhni kripë sipas shijes, shtoni fasulen e mbetur dhe hidheni ujë të nxehtë dhe zieni edhe 10 minuta.

Fasulen hiqeni nga pllaka e shporetit dhe supës shtoni një lugë të vogël rrepkë të grirë në rende, dhe fasulja është gati për t’u shërbyer.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.