LAJMI I FUNDIT:

“The Sun” raporton gabimisht të vdekur gjyshen tjetër të Rita Orës

“The Sun” raporton gabimisht të vdekur gjyshen tjetër të Rita Orës
Foto: Rita Ora/Instagram

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ditë më parë është përballur me një humbje të madhe.

Asaj i vdiq gjyshja nga nëna, Fatmire Bërdyna-Bajraktari, së cilës ajo me përkëdheli i drejtohej “Nan”.

Mediat e famshme në angli si: DailyMail, The Mirror, The Sun etj, kanë raportuar për dedikimin emocional që Rita i bëri gjyshes së ndjerë të shtunën.


https://www.instagram.com/p/CBYMRgijrp2/

Mirëpo këta të fundit, konkretisht mediumi britanik The Sun kanë raportuar gabimisht mbi “vdekjen” e gjyshes tjetër të Rita Orës.

“Rita Ora ka ngelur zemërthyer, pasi mori vesh se gjyshja e saj, Besa, ka vdekur”, nis shkrimin mediumi britanik.

Foto: The Sun

Në fakt, Besë Sahatçiu është gjyshja nga babai e Rita Orës, e cila vazhdon të jetojë në Prishtinë. Ajo ka qenë bashkëshortja e regjisorit të njohur shqiptar, Besim Sahatçiu.

Në vazhdimësinë e artikullit, The Sun cek se si nëna e Ritës, psikiatrja Vera Ora, është shkolluar për mjekësi në Moskë të Rusisë, gjatë qëndrimit pesëvjeçar të familjes atje, kjo pasi gjyshi i saj, Osman Bajraktari ishte konsull në Rusi (atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik).

Rita Ora a treguar se ka një lidhje të fortë me Kosovën, teksa gjatë vizitës së fundit në Prishtinë në prill të vitit 2019, u kishte bërë vizitë dy gjysheve të saj, teksa kishte dërguar edhe lule te varri i gjyshit të ndjerë nga babai, regjisorit Besim Sahatçiu. /Telegrafi/

Foto: Besnik Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Magazina
Kalo në kategori