LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi i njohur kroat rikthehet te klubi i vjetër, por me pagë vetëm një euro në muaj

Sulmuesi i njohur kroat rikthehet te klubi i vjetër, por me pagë vetëm një euro në muaj

Sulmuesi i njohur kroat, Nikola Kalinic, ka bërë një rikthim emocionues te Hajduku i Splitit. Pas një periudhe pauze disa-mujore nga futbolli, lojtari i është rikthyer fushës së blertë.

Kontrata e tij e re, e cila është e vlefshme deri në fund të edicionit 2023/2024, shënon një kapitull të ri në karrierën e tij futbollistike.

Sulmuesi 35-vjeçar ishte pjesë e Hajdukut deri në fund të qershorit të kaluar, dhe më pas vendosi të merrte një pushim nga futbolli. Në një kthim emocionues, ai ka vendosur të rikthehet për të ndihmuar klubin e tij të zemrës. Një pikë interesante është marrëveshja financiare e arritur mes Kalinicit dhe Hajduku: sulmuesi do të marrë një pagë simbolike prej 1 euro në muaj.


Drejtori sportiv i Hajduku, Mindaugas Nikolicius, ka konfirmuar këtë marrëveshje të veçantë financiare dhe ka shpjeguar se Kalinici ka një motiv të fortë për të rikthyer titullin e kampionit te Hajduku. Klubi kroat ka filluar përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit, duke shpresuar për një paraqitje të shkëlqyer dhe garë të fortë për titullin.

Në ekipin e Hajdukut, përveç Kalinicit, janë edhe dy futbollistë nga Kosova, Emir Sahiti dhe Leon Dajaku. Kaliniqi do të veshë fanellën me numër 9, pasi Aleksandar Trajkovski ia liroi këtë numër. Së bashku me rikthimin e Kalinicit, Hajduku ka angazhuar edhe një lojtar tjetër, Laszlo Kleinheisler.

Ky kthim i njohurit sulmues shënon një kapitull të ri në karrierën e tij, duke nisur karrierën e tij te Hajduku dhe duke kaluar në shumë klube të njohura ndërkombëtare si Blackburn Rovers, Dnipro, Fiorentina, Milan, Atletico Madrid, Roma, dhe Verona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori