LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi në Gjermani kishte lënë një letër dhe një video

Sulmuesi në Gjermani kishte lënë një letër dhe një video

Vrasjet masive që ndodhën në qytetin gjerman Hanau i ka kryer shtetasi gjerman Tobias R. i cili kishte lënë një letër në të cilën shpreh dhe përkrah qëndrimet e tij radikale të djathtës ekstreme, shkruan e përditshmja gjermane Bild.

Si rezultat i të shtënave me armë në dy kafiteri kanë humbur jetën 11 persona dhe 6 tjerë janë plagosur. Sulmin siç dyshohet e ka kryer shtetasi gjerman, trupi i pajetë i të cilit është gjetur në shtëpinë e babait të tij. Besohet se sulmuesi ka kryer vetëvrasje, transmeton Telegrafi.


Siç raportojnë mediat gjermane, bëhet fjalë për Tobias R, i cili sipas të përditshmes Bild ka lënë një letër dhe një video, në të cilat rrëfehet për gjithçka. Në letër, ai ka shkruar qëndrime të çuditshme, shumica prej të cilave ishin të natyrës radikale të djathtës ekstreme.

Nga të shtënat me armë në qytetin në Gjermani humbin jetën 11 persona, policia gjen trupat e pajetë të sulmuesve në një shtëpi
Lexo po ashtu Nga të shtënat me armë në qytetin në Gjermani humbin jetën 11 persona, policia gjen trupat e pajetë të sulmuesve në një shtëpi

Gjithashtu, sulmuesi flet për nevojën e shkatërrimit të popujve të caktuar, dëbimi i të cilëve është bërë i pamundur nga Gjermania. Megjithatë deri më tani këto informacione nuk janë konfirmuar nga autoritetet e sigurisë.

Në shtëpinë ku është gjetur trupi i pajetë i sulmuesit është gjetur edhe një tjetër i një burri. Bëhet fjalë për personin që e ndihmoi Tobiasin të kryej sulmet. Sulmi i parë kishte ndodhur rreth orës 22:00 në qendër të qytetit, ku nga të shtënat humbën jetën tre persona. Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesit ishin larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

“Kolegët më thanë se ka pasur të shtëna dhe menjëherë jam nisur për atje për t’i ndihmuar. Frikësohesha që babai dhe vëllai im mund ta kishin pësuar, por kur i pashë që janë gjallë u gëzova shumë. Të gjithë jemi në shok” thotë një qytetar babai i të cilit është pronari i lokalit ku ndodhën të shtënat.

Sulmi i dytë ka ndodhur në një kafiteri tjetër në një pjesë tjetër të qytetit, ku sulmuesit mbytën tetë tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori