Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Leotrim Kryeziu ka shënuar në ndeshje miqësore ndaj Interit.

Interi ka fituar ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, pasi kanë mposhtur në miqësore Luganon me rezultat 2-1.


Golat për Nerazzurrët u shënuan nga mesfushorët Stefano Sensi (25') dhe Marcelo Brozovic (45').

Për Luganon goli i vetëm u shënua nga ylli i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Leotrim Kryeziu.

Leotrim Kryeziu

Ish-sulmuesi i Dritës nga Gjilani gjeti golin nga afërsia për të shënuar në minutën e 87-të për rezultatin përfundimtar 2-1.

Ndryshe, Kryeziu llogaritet si njëri nga shpresat e Kosovës, pasi në moshë të re ka dalë nga Superliga e Kosovës në Superligën e Zvicrës. /Telegrafi/

telegrafi sport app