Policia e Shtetit ka bërë të ditur ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në një familje në fshatin Kus të Tiranës, ku një 45-vjeçar sulmoi gruan dhe fëmijët e tij, gjersa ka qëlluar me armë edhe në drejtim të policëve.

Policia njoftoi se ka sekuestruar armën e zjarrit dhe 1 mjet prerës (thikë).


“Mbrëmë, rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit ‘Forest’, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e shtetasit L. A., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. A., 45 vjeç”, thuhet në njoftim0

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/