Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:30 në aeroportin e Prishtinës.


Sipas raportit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës / 09.04.2025 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/